Vrau katër policë, Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit! Avokati: Nëse kanë frikë ta sjellë RENEA në gjyq, Gjyqtarja: E ndjek me video nga burgu i Peqinit

Elbasan- Dritan Dajti ka hapur proces gjyqësor në gjykatën e Elbasanit për 'konstatimin e kryerjes së dënimit 11/08, që ka të bëjë me dënimin prej 25 vite burg për vrasjen e 4 efektiëve të policisë. Seanca e sotme e cila ishte e para në këtë proces, u shty për shkak se teknikisht nuk është mundur të realizohej videokonferenca me Dritan Dajtin nga burgu i Peqinit. 

Dajti ka kërkuar që të ishte prezent vetë në seancë, por kërkesa e tij është refuzuar për shkaqe sigurie dhe është pranuar që ai të ishte prezent me videokonferencë.

"E para, klienti im ka kërkuar që të jetë vetë prezent në procesin që zhvillohet ndaj tij. Kodi i procedurës, neni 471. 4 e ka përcaktuar kush duhet të marrë pjesë. Prokurori, avokatët dhe personi që e ka bërë kërkesën, në këtë rast Dritan Dajti. Me një informacion që e ka bërë Prokuroria e Përgjithshme e Burgjeve nga organet ligjzbatuese është vendosur mos ta shoqërojnë Dritan Dajtin për arsye sigurie në gjykatën e Elbasanit. Ka bërë një urdhër më pas gjyqtarja që e ka shqyrtuar këtë çështje që të bëhet me videokonferencë. Teknikisht nuk është realizuar se nuk kishte video por vetëm audio pasi mungonte monitori. Duke mos realizuar kontaktin audioviziv me kërkuesin  Dritan Dajtin dhe sallën e gjykatës. Ju la detyrë IT që të siguroje kushtet për ditën e hënë.

Klienti im e ka kryer dënimin që në datë 4, nuk lirohet. Do të dijë  nga IEVP përse mbahet në burg' tha avokati i tij Alban Qafa pasi doli nga seanca.  

Dritan Dajti i kërkoi më 5 korrik 2024 drejtorit të burgut të Peqinit të kryejë procedurat e lirimit pasi thotë se në 4 korrik 2024 ka përfunduar ekzekutimi i vendimit të dënimit me 25 vite burg. Ndërkohë në kërkesën e tij Dajti nuk përmend vendimin e Gjykatës së Lartë marrë pak ditë më parë që zhbëri vendimin e Apelit që e dënonte me 25 vite burg dhe riktheu dënimin e tij me burg përjetë.

Avokati Qafa e argumenton juridikisht pse klienti i tij ka përfunduar dënimin dhe se Gjykata e Lartë ka marrë vendim mbi një vendim që nuk ekziston më por është bashkuar në një vendim të ri.  

“Kërkesa është për konstatimin e kryerjes së dënimit, që është bashkimi i dënimeve të mëparshme, 25 vite dhe 23 vite  të gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda dhe të Gjykatës së Apelit Tiranë. Nuk është kërkesë për lirim, por thjesht do të të dije Dritan Dajti për çfarë ndodhet në burg. Atë dënimin me 25 vite, që është përthith me 23 vite e ka kryer dënimin që me datë 4. Nuk lirohet. Do të dije nga IEVP se përse mbahet në burg.  Nuk ja japin përgjigjen me shkrim. Verbalisht i thuhet se ka një vendim të Gjykatë së Lartë, por që nuk është formë të prerë. Sipas Kodit të Procedurës Penale vendimi merr formë të prerë në Apel e jo në Gjykatë të Lartë.

Ai vendim që ka lënë në fuqi Gjykata e Lartë nuk ekziston më sepse është bashkuar me një dënim tjetër duke u kthyer në një dënim të vetëm. Këtë qëndrim ka mbajtur dhe Gjykata e Posacme dhe Gjykata e Krimeve të Rënda. Kur ka dy bashkim dënimesh, ai vendim për të cilën është bërë rekurs nuk ka ekzistuar se është kryer me një dënim tjetër duke qenë dënim i ri. Kur ai dënim ka marrë formë të prerë, nuk është ankimuar dhe ka qenë duke vuajtur dënimin për bashkimin e dy dënimeve të mëparshme. Ky është thelbi pse kemi ardhur në gjykatë.Të paktën IEVP apo gjykata të na thotë ti ke mbaruar 25 por rri në burg të përjetshëm por duam një përgjigje me shkrim me vendim gjykate, që se kemi marrë as nga Gjykata e Lartë.

Avokati: Nëse i kanë policët frikacakë ta sjellin me RENEA 
Avokati ka kërkuar dhe përjashtimin e gjyqtares e cila ka pranuar kërkesën e drejtorisë së burgjeve për të mos e sjellë Dritan Dajtin në gjykatë por që seanca të bëhet me videokonferencë. 

"Gjyqtarja e ka për detyrim të sigurojë që pjesëmarrësi të jetë vetë në seancë. E ka Kodi i Procedurës dhe jo shkresa e drejtorisë së Burgjeve. Nëse e ka për arsye sigurie ti drejtohet FNSH, RENAS.  Gjykata pranoi kërkesën e drejtorisë ë burgjeve për të mos e shoqëruar për arsye sigurie. Gjykata është në konflikt interesi. Nuk po bëjmë gjyq as me IEVP as me prokurori, por po bëjmë gjyq me gjithë shtetin ku janë të gjithë institucionet bashkë kundër një individi. Unë dua të zbatohet neni 471. 4 të Kodit të Procedurës. Nuk ka fuqi drejtoria e burgjeve se i ka policët frikacakë të hypin në fugon Dritan Dajtin, le ta sjellë RENEA” tha avokati.

Më 11 qershor 2024, Gjykata e Lartë riktheu dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin për vrasjen e efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij. 

Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që kishte dhënë për Dritan Dajtin dënimin burg përjetë duke pranuar kërkesën e prokurorisë që kishte ankimuar vendimin e Apelit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që i kishte caktuar 25 vite burg.  

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jimi: 11/07/2024 14:30

    ky duhet te kete 4 burgime te perjetshme..jo nje ....

    Përgjigju
  • Une: 11/07/2024 12:35

    Akoma merret dtejtesia Shqipetare me kete kriminelin llumi?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin