Dritan Dajti letër drejtorit të burgut të Peqinit: Nis procedurat e lirimit, dënimin e mbylla më 4 korrik! Pak ditë më parë Gjykata e Lartë i riktheu 'burgun përjetë'

Dritan Dajti letër drejtorit të burgut të Peqinit: Nis procedurat e lirimit, dënimin e mbylla më 4 korrik! Pak ditë më parë Gjykata e Lartë i riktheu 'burgun përjetë'

Dritan Dajti dhe 4 efektivët e vrarë

TIRANË- Dritan Dajti i kërkon drejtorit të burgut të Peqinit të kryejë procedurat e lirimit pasi thotë se në 4 korrik 2024 ka përfunduar ekzekutimi i vendimit të dënimit me 25 vite burg.

Ndërkohë në kërkesën e tij Dajti nuk përmend vendimin e Gjykatës së Lartë marrë pak ditë më parë që zhbëri vendimin e Apelit që e dënonte me 25 vite burg dhe riktheu dënimin e tij me burg përjetë.

Ai është fajtor për vrasjen e efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Lirimin e tij Dajti e mbështet në tre argumente. 

Me 30 Prill 2024, Gjykata e Elbasanit me vendim Nr.739/13-2024-2032, ka vendosur uljen e denimit per te denuarin Dritan Dajti ne masen 43 dite.

Ne faqen 2 te ketij vendimi, ne Kapitullin II, thuhet:

Së pari, me vendimin Nr.1108/13-2020-2020, datë 11.05.2020 Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur bashkimin e dënimeve të dhëna për të dënuarin Dritan Dajti, në një denim të vetëm me 25 (njëzet e pesë) vite burgim; konkretisht bashkimin e denimit me 25 vjet burgim dhene me vendimin Nr.13, datë 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, me denimin 23 vjet burgim dhene me Vendimin Nr.146 Akti date 17.03.2006, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Ky vendim ka marrë formë të prerë pa u ankimuar nga palët, me datë 26.05.2020.

Së dyti, nga përmbajtja e shkresës “Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin” rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 (njëzet e katër) vjet, 8 (tete) muaj e 13 (trembëdhjetë) ditë.

Sa siper, Kerkesa per leshimin e urdherit per kryerjen e procedures se lirimit te te denuarit Dritan Dajti lidhet drejtepersedrejti me detyrimin ligjor qe ka Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, per te zbatuar Vendimin Nr.739/13-2024-2032, date 30.04.2024, te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, e cila ka vendosur uljen e denimit per Dritan Dajtin ne masen 43 dite.

Ky vendim ka marre forme te prere sot ne daten 04.07.2024, dite kur sipas llogaritjeve dhe vleresimit te deklaruar nga vete gjykata ne kete vendim, Dritan Dajti perfundon kryerjen e denimit me 25 vjet burgim.

Në kërkesën që mban dhe emrin e avokatit Alban Kapxhiu, Dritan Dajti i kërkon drejtorit të burgut të Peqinit Florenc Doka, lëshimin e urdhrit për kryerjen e procedures së lirimit te te denuarit Dritan Hasan Dajti, per shkak se ai  ne date 04.07.2024, përfundon ekzekutimin e vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.

Më 11 qershor 2024, Gjykata e Lartë  pranoi rekursin e ish Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të rrëzuar vendimin e gjykatës së Apelit dhe të linte në fuqi dënimin burg për jetë për Dritan Dajtin

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Kerkesa e Dritan Dajtit per lirim

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eklips: 06/07/2024 07:13

    , nga përmbajtja e shkresës “Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin” rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 (njëzet e katër) vjet, 8 (tete) muaj e 13 (trembëdhjetë) ditë Ore ky se del se sdel nga burgu sme prish pune Por matematika arrestohet ne 2009 dhe paska bere 24 vjet burg 2009-2024. ???????????

    Përgjigju
  • Iris: 06/07/2024 01:32

    Dy gjera me bejne pershtypje ne kete histori:1-avokati nuk e ka njoftuar per vendimin e GJL.2-Veprimi i rrezikshem e pa pergjegjesi i Gj.te Elbasanit qe jo vetem i bashkoi dy denime nje megavrasesi qe ne fakt duhet t'i shlyente edhe ashtu sic ishin te pamjaftueshme e te katranosura,njera pas tjetres,por merr persiper dhe i ul dhe 43 dite,a thua se nuk degjojne reagimin popullor per vendime te tilla dhe nuk mesuan nga koleget e tyre qe shume u dogjen nga Vetingu pikerisht pse dhane vendime te tilla ,ne mes shume te tjerave!

    Përgjigju
  • Bobi: 05/07/2024 22:42

    Tanin e kan braktis tgjith se esht Vk.vetem Lorani i ka ngel.as vllai as gruja thone smerren me te.bo si intrigant burgjesh.po atje se rrun njeri per te as per ato qe ka aty as jasht.sakat aty te rrish ke vra 4 polic.gjasme mafioz ti.rregulli nr 1 mos vrit polic.tan jevgu bye bye

    Përgjigju
  • cimiiii: 05/07/2024 17:40

    vrasjet e tan dajtit nuk jane 4 por me shume! 1997 ka vra kopilin r marjanes kur hyn per te komuna parisit, pastaj vrau beqjan, pastaj mand avdinr ose mandin e desperadosit, vrau toshen me gjithe te emen, ka plagos gjergjin e akullore martinit e la per te vdek, ka vrare dhe nje person ne 1991 pastaj iku me anije po sme kujtohet emri.

    Përgjigju
  • Tani: 05/07/2024 15:57

    Ca gallate ka, me lironi thote se kam mbaruar! Edhe po e tha ky qe ka mbaru i ka vdek nena! O tan bosi nuk te liron drejtori burgut Te liron gjykata, se ke bere 30 vjet burg Akoma se mesove apo do me lujt bllofin kot! Drejtori burgut thjesht roje burgu eshte Ste liron deri ne 2100 pa merak... Te fala shoqnise brenda se do jeni per gjate bashke Do keni kohe me bisedu cdo gje me nge !

    Përgjigju
  • populli: 05/07/2024 15:48

    si e mbylle denimin o pler more 4 jete njeriu duhet te kalebesh ne burke

    Përgjigju
  • Loran: 05/07/2024 15:26

    Shyqyr qe ju erdhi zeri o lepuj qe komentoni , po mos i qani hallin ... Luanit se ai di te mbijetoj po ju qyqar shkoni neper shpira e hani no nje pilaf se aq kapacitet keni

    Përgjigju
    • Valiumi: 05/07/2024 19:08

      Ik futi ndonje vize dhe kalo ne halucinocione si ky diabdtiku qe thote me mbaroi denimi. 17 vite brenda si qen dhe pjesa tjeter e jetes si qen prape ne biruce dhe ti qyqar dhe bir qyqari i thua luan urithit te burgjeve. Do mbijetoje zvarre si krimb.

    • Biku: 05/07/2024 17:10

      O loran, me mire pilaf ne shpi se presh ne burg.tfala doktorit.

  • Qytetari: 05/07/2024 14:27

    Je shume i frikshem o Tani. Bej pak burg tani deri sa te kalbesh e te shnderrohesh ne dhe.

    Përgjigju
    • Artyyy: 05/07/2024 15:15

      Suksese ne jete, mbase te sjell ky "shoku" ndonje sufllaqe

    • shoku: 05/07/2024 14:35

      Nuk e njihni mire Pedagogun ju sufllaqexhinje

  • Juristi: 05/07/2024 14:25

    Enderro o Dritan Hasan Dajti, enderro se me keq do behesh shpirterisht. Gkykata e larte ti hodhi celesat ne det dhe ti permend akoma vendimin e nje palo gjyqtari te shkalles te pare. Nuk del me nga qelia harroje ti dhe injorantet qe te presin jashte. Shume shpejt 41 bis dhe beji te fala kesaj jete.

    Përgjigju
    • endera e nje nate burgu: 05/07/2024 16:15

      ai mbyll syte o vlla e thote...jam ne ender/ enjoy

  • ish xhelati para 1990: 05/07/2024 14:19

    Posi te lirohesh ,,,se ke qene njeri i shquar...te ishte enveri te varte ne litar brenda nates...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën

Mesazhi i Krishtlindjes nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani: Kremtimi i lindjes së Krishtit gjallëron shpresën e triumfit të dritës mbi errësirën