Vrau Kërtushën, Gjykata burg Kajnos  
 "Jam i shokuar për krimin që bëra "
VIDEO/Kajno para gjykatës së Durrësit

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Gëzim Kajnon të akuzuar për vrasjen e Asllan Kërtushës tre ditë më parë. Kajno ka qenë i qetë përpara togave të zeza. Ai ka dhënë vetëm gjeneralitetet dhe më pas ka qenë avokati i tij që ka lexuar fjalët e mbrojtjes.
 
Vetë i akuzuari u shpreh se nuk ishte në gjendje të fliste për çka ndodhi me datën 1 mars pasi ishte i shokuar për krimin që kishte bërë. Prokurori i çështjes Vladimir Mara përshkroi edhe një herë mekanizmin e ngjarjes të ndodhur në mjediset e jashtme të lokalit në pronësi të Kajnos.  
 
kajno

Prokurori Mara tha se fillimisht Kërtusha në gjendje të pirë u konfliktua me Gëzim Kajnon i cili u mundua ta qetësonte atë por më pas gjithçka degradoi në konfrontim fizik mes tyre. Më pas Gëzim Kajno e  plagosi Kërtushën në kokë me qytë pistolete dhe më pas e vrau atë teksa po hipte në një taksi.
 
Avokati mbrojtës i Kajnos e ka cilësuar vrasjen si aksidentale dhe ka kërkuar arrest shtëpie për klientin e tij. Por gjyqtari Rexhep Bekteshi ka vendosur arrest me burg për Gëzim Kajnon.
 
Një ditë më parë u dha e njëjta masë sigurie edhe për Bledar Kajnon, kushëririn e Gëzimit i cili u akuzua për bashkëpunim në vrasje.
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?