Nga një masë dënimi prej 30 vitesh tashmë me gjykimi të shkurtuar, është dënuar me 16 vite e 8 muaj një shqiptarë në Itali pasi u shpall fajtorë për vrasjen e një kontabilisti italian. Lorenc Prifti, 45 vjeç u dënua nga Gjykata e Apelit në Romë, pasi u shpall fajtorë për vrasjen të cilësuar brutale të Francesco Maria Pennaçhi, kontabilistit nga Velletri.

 Vrasja e Francesco Maria Pennacchi ndodhi në rrugën “Volsci” në Velletri natën e 27 nëntorit dy vjet më parë brenda një ndërtese ku kontabilisti kishte studion e tij dhe bukëpjekësi shqiptarë banesën e tij ku jetonte me gruan. Pennacchi  kishte shkuar në studio së bashku me dy shokë për të marrë një kompjuter, dhe sapo ka dalë nga studio është qëlluar nga shqiptari. 

francesco
  (Francesco Maria Pennaçhi, kontabilisti i vrarë në 2015)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com