Vrau kushëririn për 12 mijë lekë
kërkohet burg përjetë për autorin

Vrau kushëririn për 12 mijë lekë<br />kërkohet burg përjetë për autorin
Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin e me burgim të përjetshëm për të Granit (Giuliano) Shehun i akuzuar për “vrasje me paramendim”, të djalit të xhaxhait të tij.

Milazim Shehu me 17 shtator të vitit 2015. Procesi në ngarkim të Granit Shehut, nga Kukësi, banues në rrugën “Horizonti”, në Kamëz, ka vijuar në mungesë për faktin se ai i është shmangur hetimit dhe është në kërkim nga policia.

Ngjarja ndodhi me 17 shtator të vitit të kaluar, kur pas një konflikti për shkaqe ende të paqarta dy kushërinjtë janë konfliktuar mes tyre. Si shkak sipas hetimit të prokurorisë ka shërbyer, një pretendim i autorit të krimit Granit Shehu se vajza e të ndjerit, i kishte vjedhur në banesë një sasi prej 12 mijë lekësh të reja.

Një pretendim i tillë, nuk është pranuar nga Milazim Shehu, ndërsa të dy ata janë konfliktuar mes tyre. në debat e sipër, Granit Shehu, ka qëlluar djalin e xhaxhait të tij me thikë duke e lënë të plagosur rëndë. Rreth orës 01:00, të 17 shtatorit, Milazim Shehu, ndërroi jetë, ndërsa policia nisi hetimet pas marrjes së njoftimit. Auatori i krimit, u shpall në kërkim nga policia, ndërsa ai ende nuk është arrestuar.

granit shehu
Autori Granit Shehu

viktima shehu
Viktima Milazim Shehu



Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje