30 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për Doksan Dushkun, i cili një vit më parë ekzekutoi më armë zjarri të bijën e tij shtatzënë.
Ngjarja e rendë u shënua në fshatin Sllatinë të Dibrës, ku i moshuari vrau të bijën, Fatmira Dushku pasi kjo ishte shtatzënë dhe e pamartuar, fakt i cili ishte i vështirë për tu pranuar nga familja e saj.Vete autori e ka pranuar krimin, ndërsa ka shtuar se të bijën e vrau pasi ajo priste një fëmijë nga kushëriri i saj.
Gjithashtu prokuroria kërkoi dënimin me 1 vit burg për shtetasin, Lulzim Dushku, vëllai i viktimës i akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në atë kohë familja Dushku u përpoq të fshihte ngjarjen duke pohuar se e bija kishte rënë aksidentalisht nga kati i dytë.
Po pas informacioneve të marra, policia kërkoi kryerjen e e ekspertizës mjekoligjore, e cila arriti në përfundimin se vajza ishte vrarë me armë zjarri.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO