Prishtine- Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur një akt-akuzë ndaj Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra”.Sipas prokurorisë, Hoxhaj akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” ndaj Visart Cengu. Më 3 janar të vitit 2023, 31-vjeçari u qëllua për vdekje nga Dibran Hoxhaj.

Ndaj Kobrës rëndon dhe akuza “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Hoxhaj qëlloi me armë në drejtim të makinës ku gjendej viktima nga Kukësi. 

Policia ka kryer mjaft kontrolle në Prizren dhe në lokalin e “Kobrës” janë gjetur mjaft sende të jashtëligjshme, mes tyre edhe një granatë dore dhe disa fishekë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe pamjet e sigurisë në lokalin “Kobra City” në Prizren.