Në fshatin Zhymë të Lushnjës, ka pllakosur heshtja. Banorët ndihen të frikësuar dhe të tronditur nga ngjarja makabre në familjen Dalladaku. Florian Dalladakun 45-vjeçarin i cili rreth orës 21:20 vrau me sqepar në banesë nënën e tij dhe plagosi rëndë babanë, tregojnë se e kanë njohur. Ai dilte shpesh në fshat, kryesisht në dyqan për të pirë cigare, apo edhe për të pirë kafe.
“Djalin e njohim, e shikonim kur shkonte në dyqan dhe blente ndonjë paketë. I shikonte njerëzit me inat, por nuk lunate. Në shtëpi nuk e dimë si sillej”, u shpreh një banor
Edhe para se të vriste nënë 80-vjeçare Fanije Dalladakun e të plagoste rëndë në kokë babanë, Hasan Dalladaku, 77 vjeç, djali kishte qenë në lokalin e fshatit.
"Vëllai tha fjeti gjumë u zgjua, piu ujë, e doli mbasdite për kafe", tha një tjetër.
Sinjalet se mund të bënte ndonjë tragjedi, sipas banorëve, 45-vjeçari, i kishte shfaqur prej kohësh.
"Unë kam qenë në Greqi atëherë, ai plagosi një person, por sikur pastaj u stabilizua, shkoi dhe në Itali me vëllezërit, kështu qe avazi i tij, stabilitet nuk pati", tha një tjetër banor.
"Shkoi mori çiften qëlloi nëpër porta por nuk bëri zarar", u shpreh një tjetër.
"Sivjet bëri këtë kolpon e madhe, ka pasur probleme dhe më parë me familjen", tha banori.
"Ka bërë disa gjëra kështu, por jo kaq probleme të mëdha", tregoi tjetri.
Pas krimit, djali u arratis, por policia e arrestoi teksa tentonte të largohej drejt Fierit me makinën e të vëllait. Para efektivëve të komisariatit të Fierit, i arrestuari nuk ka thënë ende asnjë fjalë.
Sipas banorëve, 45-vjecari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Prindërit kujdeseshin për të, por arsyen pse gjendja e tij mund të jetë përkeqësuar, e shohin tek kurimi.
"Djali thonë që ka qenë me probleme mendore. Kishte probleme, kurohej, e pyeste i ati, i more ilaçet i mora, i erdhi ora, duhej çuar atje ku duhej çuar, u rëndua,...por si duket nga nuk kurohej vazhdimisht", thonë banorët.
77-vjeçari, Hasan Dalladaku ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Traumës me plagë të rënda në kokë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë








Komente
Komento