Është zbardhur dëshmia e parë e dhënë në polici nga 53 vjeçari që vrau me thikë bashkëshorten e tij në Koukaki.
Para policisë ai ka thënë se ka qenë i dehur në momentin që ka kryer krimi dhe ngjarja ka ndodhur në zënkë e sipër me 46 vjeçaren.
“Unë dhe Katerina ziheshim shpesh. Pak kohë më parë u largova nga shtëpia dhe mora me qira një apartament tjetër në zonë. Ditët e fundit jemi përpjekur të pajtohemi. U ktheva në shtëpi, por gjithçka shkoi keq. Kisha dalë më herët, piva dhe u ktheva në shtëpi. U grindëm sërish, mora thikën dhe e vrava”, tha ai para policëve që e morën në pyetje.
Pasi kreu krimin e rëndë ai më pas mori në telefon të birin dhe i tha: Shko në shtëpi se të kam vrarë nënën.











