Gjendet i prerë me thikë dhe i djegur pronari i një lokali në Korçë! Fqinjët: Ja bënë famijarët e ish-gruas, nuk i donte shqiptarët!

KORÇË- Pronari i një lokali në fshatin Mborje në Korçë është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët e tij rreth orës 07:15 të mëngjesit të sotëm. Flamur Duci, 45 vjeç, i divocuar dhe baba i dy vajzave është gjetur pranë lokalit të tij ku dyshohet se është vrarë nga dy persona që i kanë zënë pritë në afërsi të lokalit rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.

Atij i janë gjetur plagë në trup të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet prerë, ndërsa ka edhe djegie. 45-vjeçari njihej si njeri i rregullt dhe joproblematik.

Por të afërm dhe fqinjë të Flamur Ducit, ngrenë dyshime se 45-vjeçari mund të jetë vrarë për hasmëri nga njerëzit e ish-bashkëshortes e cila tashmë jeton në Francë. "Ata ia kanë bërë. Gruaja është në Francë. Nuk i pëlqenin shqiptarët.  Ata e kanë bërë me nge, e kanë çarë me thika e kanë djegur. I vuajtur tërë jetën, çfarë i kanë bërë. Kuptohet ajo punë hasmërie është, përderisa e kanë djegur", thonë fqinjët.

Grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes. Lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona, të cilët pasi kanë dhënë dëshminë e tyre janë lënë të lirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:02
FOTO/ Ky është pronari i lokalit në Korçë që u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm

1576757034_viktimakorce1.jpg

Report Tv siguron foton e Flamur Ducit, 45-vjeçarit që u gjet i pajetë para lokalit të tij në Korçë.

1576757014_viktimakorce2.jpg

Ora 12:20
Fqinji i pronarit të lokalit që u gjet i pajetë: Ishte ndarë prej 4 vitesh dhe jetonte i vetëm! Nuk kishte konflikte me njeri (VIDEO)

Një fqinj i pronarit të lokalit në Korçë i cili është gjetur i pajetë, Flamur Ducit, ka deklaruar se ai kishte tre ose katër vite i divorcuar dhe jetonte i vetëm. Ai tha se Duci nuk kishte asnjë konflikt.

"E njoh dhe e ka njeri timin. Ka nja tre-katër vjet i divorcuar. Jetonte vetëm.  Nuk kemi dëgjuar asgjë. Në orën 06:00 u ngrita se përcolla gruan për në punë. Unë nuk e di të ketë pasur konflikte. Unë nuk di gjë. Jam plak. Unë nuk e di të kishte konflikte. Jetonte vetëm. Vajzën njërën e ka të martuar, njërë të pamartuar", u shpreh fqinji.

Ora 09:57
Fqinjët ngrenë dyshime tek familjarët e ish-gruas: Asaj s'i pëlqënin shqiptarët, iku në Francë! E kanë bërë me nge, e kanë çarë e djegur (VD)

Familjarët dhe fqinjë të Flamur Ducit, pronarit të lokalit që u gjet i pajetë paraditen e sotme në Korçë kanë ngritur dyshime se ai mund të jetë vrarë nga familjarët e ish-gruas së tij me të cilën ishte ndarë dhe kishte dy vajza.

"Ata ia kanë bërë. Gruaja është në Francë. Nuk i pëlqenin shqiptarët. Çfarë i kanë bërë. Ata e kanë bërë me nge, e kanë çarë me thika e kanë djegur. I vuajtur tërë jetën, çfarë i kanë bërë. Në 6 të mëngjesit ia kishin bërë. Ai ishte jashtë marketit trupit. Ç'a do i grabisnin, çfarë lekësh kishte ai, ku t'i gjente lekët. Kuptohet ajo punë hasmërie është, përderisa e kanë djegur", thonë fqinjët.

Ora 09:48
Motra e pronarit të lokalit që u gjet i pajetë shpërthen në lot: Nuk mundem më, kush e vrau... (VIDEO)

Motra e Flamur Ducit, pronarit të lokalit në fshatin Mborje që u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm pranë lokalit të tij ka shpërthyer në lot pranë trupit të pajetë të të vëllait.

"Nuk mundem, kush e vrau", dëgjohet të thotë ajo mes lotësh.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 20/12/2019 06:43

    Kabul

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve