Vrau me thikë Martin Canin, nesër 14-vjeçari del në gjykatë! Prokuroria rëndon akuzën e cilëson 'vrasje në rrethana cilësuese'

TIRANË - 14 vjeçari, i cili goditi me thike për vdekje bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani do të dalë para gjykatës për tu vlerësuar me masën e sigurisë të premten në orën 9.30.

Që prej ditës së ngjarjes ai ndodhet në një spital privat në kryeqytet ku po merr mjekim për shkak të plagës që ka marrë në dorë.

Ndryshe nga referimi policisë për ngjarjen ku e akuzoi të miturin  për vrasje me dashje organi i akuzës e ka riklasifikuar krimin,  duke kërkuar në gjykatë masën “arrest me burg për akuzën  e "vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit ", si edhe "mbajtje pa leje të armëve të ftohta".

Për këtë akuzë Kodi Penal parashikon minimalisht 20 vite burg deri në dënim maksimal burgim të përjetshëm. Por në raste kur autorët janë të mitur parashikohet përgjysmimi i dënimit, ndërsa përjashtohen nga burgu i përjetshëm.

Pra minimumi i dënimit për autorin është 10 vite burgim. Para oficerëve të policisë, adoleshenti tha se thikën nuk e kishte me vete brenda ambientit të shkollës dhe se pas krimit e fshehu në një vend aty pranë por nuk tregoi ekzaktësht ku.

Burime nga grupi hetimor thanë se autori nuk ka shfaqur pendesë për krimin e kryer, por gjatë dhënies së dëshmisë është shfaqur i trembur.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën e 18 nëntorit në pranë shkollës 9-vjeçare 'Fan Noli' ku viktima dhe autori janë nxënës dhe sherri dyshohet se nisi për një sharje banale mes tyre.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koli: 22/11/2024 02:26

    vetem me varje,,lahet gjaku i djalit.....

    Përgjigju
  • toni: 21/11/2024 17:53

    Krimineli i ardhur nga shpellat ku kulloste delet, nuk shfaq pendim se pastaj i iken burreria. Ai eshte nje kriminel i lindur sic edhe shpellari nga Dugagjini qe vrau çiftin çek para disa viteve. Keto nuk ndryshojne, e kane ne ADN krimin, rrahjen, therjen, poshterimin e femrave dhe mos bindejn civile. Burgun e ka pak, por dueht edhe ta tredhin qe te mos kete me kontakte me njerezit. Pergjegjes jane edhe prinderit, edhe ata duhen denuar, se edukaten e mori ne shtepi. Edhe pse i mitur, ku mund edhe te jesh pak i meshirshem, skizofreni qe per nje shikim te shtrember te vret, dhe pastaj del ne Snapchat per tu mburrur me grushtin lart, duhet denuar maksimalish me vrasje me paramendim. Karrigen elektrike e ka pak ky shpellar kriminel.

    Përgjigju
    • Doc: 22/11/2024 00:39

      Ne gjithe kete koment thjesht tregove se ca mllefi ke per Verioret “ shpellaret” kjo te ben po aq te vogel ne shpirt sa cdo kriminel. Me statistika 20 vitet e fundit krimet me makaber ( ne familje) i ka qarku i Korces !!!!!!!!!!!!!! Ca do mendon tani ?! Mendon se Korcaret jane kriminela te gjithe ??? JO nuk jane , mbi 92 % e femrave te trafikuara jane nga Qarku i Fierit, Beratit dhe Lushnjes !!!!!!! Si mendon ??? Nese do ta dish une nuk mendoj se ka rendesi nga je por kush je

    • Ermal: 21/11/2024 21:32

      I ke thene te gjitha. Respekte

    • Nono: 21/11/2024 18:37

      Shum e sakt, kjo pjell e keqe nuk e meriton te haj buken e burgut, ky shpifesir meriton karrik elektrike e jo me te denohet vetem 10 vjet. Dhashte zoti qe ky kriminel i shpifur ta ket fatin qe do te perdhunohet e dhunohet aty ne burg

  • Tahipi: 21/11/2024 17:52

    Dënimin 20 vjet se do i dalin.se do bëqet burr brenda

    Përgjigju
    • Alla shqiptarçe: 21/11/2024 18:14

      Ai ka munsi kur te dali te behet me i keq, ve bast qe as pishmend nuk esht ber per krimin qe ka bo.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?