Vrau me thikën e kuzhinës 28-vjeçarin italian pas një debati, arrestohet 42- vjeçari shqiptar

Vrau me thikën e kuzhinës 28-vjeçarin italian pas një debati, arrestohet 42- vjeçari shqiptar

Një 42- vjeçar shqiptar me precedentë të mëparshme penale është vënë në pranga nga policia italiane, pasi goditi me thikën e guzhinës një 28 vjeçar italian.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, 20 korrik, rreth orës 21:00, ku në kulmin e një debati të ndodhur nën shtëpinë e tij për arsye banale, duket se ka goditur në gjoks, me një thikë kuzhine, një 28-vjeçar italian, banues në Spoleto, gjithashtu me precedentë penalë.

I riu ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.

Hetimet të nisura pas vrasjes, iu besuan Karabinierëve të Seksionit të Hetimeve Shkencore të Departamentit të Operacioneve të Perugias për marrjen e të gjitha burimeve të provave që konsideroheshin të dobishme.

Thika me tehe që dyshohet se ishte përdorur për të goditur viktimën u sekuestrua nga policia, ndërsa trupi i 28 vjeçarit u transferua në institutin e mjekësisë ligjore në Perugia për autopsi.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu për REPORT TV: Albin Kurti premtoi bashkim kombëtar, por 4 vjet në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar!

Spahiu për REPORT TV: Albin Kurti premtoi bashkim kombëtar, por 4 vjet në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar!