Vrau muzikantin dhe kambistin në Shkodër, vdes në burg Mond Batra! Ishte i dënuar me burgim të përjetshëm

Vrau muzikantin dhe kambistin në Shkodër, vdes në burg Mond Batra! Ishte i dënuar me burgim të përjetshëm

Burgu i Peqinit

Edmond Batra alias (Edi) Mond Batra, i dënuar me burgim të përjetshëm për grabitjen me armë në dy raste me pasojë vrasjen e kambistit, Lulash Kroni dhe muzikantit Marian Trepçi, ka humbur jetën në burgun e sigurisë së lartë më Peqin ku vijonte të vuante dënimin.

Mësohet se Batra ka qenë në ajrim me të burgosurit e tjerë kur nuk është ndjerë mirë dhe pavarësisht ndihmë së shpejt nuk ka mundur të mbijetoj dhe shkak dyshohet të jetë bërë infarkti. Burime nga burgjet bëjnë me dije se më herët Batra nuk ka shfaqur probleme shëndetësore.

Në vitin 1997 Batra u akuzua për grabitje me armë në dy raste me pasojë ekzekutimin e kambistit, Lulash Kroni dhe muzikantit Marian Trepçi. Pikërisht për këto 2 krime të rënda, Batra është dënuar nga gjykata e Apelit Tiranë me burgim të përjetshëm. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1997 në qytetin e Shkodrës, ku Edmond Batra ka hyrë në banesën e komshiut të tij, për ta grabitur.

Lulash Kroni, në atë periudhë punonte si kambist në Shkodër kur Batra ka hyrë për ta grabitur. Por pasi është ndjerë nga Kroni, ai e ka qëlluar me armë, duke e lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje Edi Batra është shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm. Vrasja e kambistit Lulash Kroni, solli serinë e hakmarrjeve mes dy familjeve, pasi djali i Lulashit, 6 muaj pas ekzekutimit të babait, ka udhëtuar drejt Milanos në Itali, ku ka ekzekutuar me armë zjarri vëllanë e Edi Batrës, Land Batra.

Vrasja e Land Bratës, është bërë nga djali i Lulashit, me emrin Art Kroni. Ky i fundit pas vrasjes në Milano, është kthyer në Shkodër dhe 3 muaj më pas është larguar në drejtim të Kolumbisë, ku është vrarë me disa plumba në këtë shtet. Nuk dihet me saktësi nëse vrasja e Art Kronit, ka ndodhur për hakmarrje apo si pasojë e konflikteve të drogës që shqiptarët kishin me njëri-tjetrin në Kolumbi. Ndërsa një episod tjetër për të cilën është akuzuar Batra, është një tentativë grabitje e një qytetari tjetër në Shkodër, i cili quhej Marian Trepçi dhe punonte si muzikant. Grabitësit kishin hyrë në oborrin e shtëpisë së Marjanit, për t'i vjedhur makinën, por pasi ai i ka ndjerë dhe u ka folur autorëve, Mariani është qëlluar për vdekje.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rini: 07/03/2023 14:32

    Lulash Kroni, nje hajdut dollaresh qe mashtronte malesoret e qytetaret e varfer per pak leke ne kembim te valutes se huaj. I mori ne arkivol leket qe fitonte, po ashtu edhe djalin me vete. Nje tjeter e ka me lokal pijanecash andej nga Vasil Shanto ne Tirane. Dikur ishin si mbreter ne Shkoder, leke, vetura, e femra. Kurse sot "dinastia" Lulash Kroni eshte permbysur. Sa per Edin, me mire i vdekur se te pakten nuk paguhet nga taksapaguesi per hotelin per gjithe jeten.

    Përgjigju
    • PER REALITETIN: 09/03/2023 18:37

      Mond Batri e ka pas ai qe asht vra me Mir Aline

    • Sadiku: 07/03/2023 21:37

      O Ardo te hengert goja m....t

    • Realiteti: 07/03/2023 17:23

      Po nji Edmond Batra a eshte vra me Mir Alin

    • Ardi: 07/03/2023 15:55

      Te lumte goja dhe heqt kemben zvarr per te tjer si keta .

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu