RINAS-Ekstradohet nga Edinburgh/Skoci Astrit PIcari 47 vjeç banues në Vorë. Ai ishte në kërkim prej 22 vitesh, pasi në datë 20.10.1995 vrau një person në Vlorë me inicialet K.M.

Shqiptari kishte arritur që t’i fshihej drejtësisë për 22 vite, por tashmë do të vuajë dënimin me 17 vite  burg për vrasjen. Astrit Picari pas një konflikti në një lokal në zonën e Vorës ka ndjekur dhe më pas ka vrarë me armë zjarri shtetasin K.M. në 1995.

 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me autoritetet skoceze, u bë i mundur arrestimi i tij në Edinburgh/Skoci dhe ekstradimi e tij drejt vendit tonë.

dy.b/shqiptarja.com