Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shtetas të dënuar me 9 vjet burg për "Vrasje". Nga Specialistët e Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Saimir Gegolli 37 vjeç, lindur në Berat.
Shtetasi Saimir Gegolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendim nr. 154, datë 14.10.2010 e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga nenet 76 dhe 51 të Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datë 05.07.1997, rreth orës 13:00 në afërsi të fshatit Uznovë, Berat, ky shtetas, i armatosur me armë zjarri pistoletë, së bashku me dy persona të tjerë A.K. dhe S.K., të armatosur me armë zjarri automatike, nën kërcënimin e armëve kanë ndaluar një makinë që udhëtonte nga Berati për në Skrapar dhe kanë detyruar të zbresin dhe të shtrihen përtokë të gjithë pasagjerët.
Njeri prej pasagjerëve ka kundërshtuar t'u bindet dhe Saimir Gegolli i ka shtënë në kokë me armë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit N.M.
Shtetasi Saimir Gegolli është arrestuar nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Komente












Po ky xhepist ,hajdut apo kriminel qe ka mar nje jete njeriu eshte? Tuurp i madhe ,nje jete njeriu =9vjet burg. Ne koke te gjykatesit dhe trupes gjykuese here tjeter o zoti kriminel qe ta kuptojn me mire ca dmth marja e jetes tjetrit
PërgjigjuCfar gjykate ka qene kjo, i merr jeten nje njeriu dhe krimineli denohet me 9 vjet burg. Ky eshte nje skandal i madh sepse denimi duhet te ish te pakten 25 vjet. Prandaj ka hakmarje e vetegjyqesi ketu sepse gjykatat jane te kapura nga krimi.
PërgjigjuEkzekutues...!!! 40vjet mbrenda !!!