Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën

Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën

Roland Pula, Gramoz dhe Xhentil Bardhi

TIRANË-Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Roland Pulën, pasi më 2020 vrau në fshatin Gramëz të Krujës vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë. 

Vëllezërit Gramoz e Xhentil Bardhi u qëlluan me kallashnikov, ndërsa ndërruan jetë rrugës për në spital.

"Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në datë 21.11.2024 e përbërë me Trup Gjykues: Kryesues Gjyqtare znj. Suela Lika, anëtarë: Gjyqtar z. Kujtim Vraniçi dhe Gjyqtare znj. Enkeleda Dalipi pasi shqyrtuan çështjen vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit R.P.,për kryerjen e veprave penale “ vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij përfundimisht me burgim të përjetshëm" thuhet në njoftim.

Krimi i rëndë ndodhi pas sherrit që nisi në lokalin e fshatit, autori u zuri pritë pranë shtëpisë në errësirë duke i qëlluar me breshëri dy vëllezërit. Në atë kohë u raportua se konflikti ishte vetëm vijim i përplasjeve që e kanë zanafillën në 19 gusht 2005 kur vëllai i Gramoz dhe Xhentil Bardhit, Eltoni plagosi me thikë Besnik Pulën.

Roland Pula ishte arrestuar në 2008, ndërsa në 29 tetor 2010 u dënua me 6 muaj burgim për akuzën e “kanosjes” me armë, 4 muaj burgim për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe 2 vjet burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/11/2024 02:12

    Po vriten njerezit per nje plagosje?! Kjo eshte jashte logjikes dhe te atij kanunit te qelbur te L.Dukagjinit qe ka marre mijera jete te pafajshme.Tani shijo burgun e perjetshem per mend e kokes,le qe ku kishe mend,po te kishe mend nuk do te beje ate qe bere e te perfundoje aty ku je!Tani dhe vellai qe ja hodhi me nje plagosje,fale veprimit tend,nese do te jete me fat e nuk arrijne t'a vrasin,do te jetoje gjithe jeten si mi qe fshihet nga frika e gjakmarrjes,po keshtu e gjithe familja e fisi jot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

U kap me rreth 900 gr kokainë në parkingun e QSUT, Report Tv siguron foton e Kristian Bucit

U kap me rreth 900 gr kokainë në parkingun e QSUT, Report Tv siguron foton e Kristian Bucit