Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra

Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra

Ish - gjyqtarja Shefkie Demiraj, vendimi dhe Julian Gjoshi

Tirane- Shqiptarja.com siguron vendimin e dënimit të Julian Gjoshit dhënë nga gjyqtarja Shefkie Demiraj më 23 dhjetor 2021. Tre vite pasi doli nga burgu, kunati i Altin Hajrit, vrau me pistoletë të dielën e 1 dhjetorit 2024 në Ndroq të Tiranës 50-vjeçarin Alfred Dedja. 

Gjatë dëshmisë së tij 27 vjeçari pretendoi para hetuesve se kishte krye krimin pasi ky I fundit e ofendonte. Ndërkohë Alfred Dedja rezulton se kishte punuar dhe si menaxher në kompleksin Golden, të kunatit të tij, Altin  Hajri (burri I motrës së Gjoshit) dhe ku në u rrëmbye dhe u zhduk Jan Prenga në 2020.

Në dosjen e SPAK, nga përgjimet e Sky Ecc rezultoi se në janar 2021 Altin Hajri i ka kërkuar ndihmë ish deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja për të liruar kunatin e tij, pikërisht Julian Gjoshi i cili ishte kapur me pistoletë 'Bereta'.  Në përgjime thuhej se ai ishte gati të paguante deri në 20 miëj euro vetëm të prisheshin provat për kunatin e tij që ishte kapur me pistoletë pa leje.

Por çfarë ka ndodhur në gjyqin e Gjoshit
Gjoshi ra në pranga më 19 janar të 2021, pas një kontrolli rutinë të forcave operacionale “Shqiponjat” ku e konstatuan duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Pas kontrolleve në makinë poshtë sediljes së shoferit, i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe karikatorin me fishekë brenda saj. Ndaj tij rëndoi akuza “Mbajtja  pa leje dhe prodhimi i armeve,  armeve shperthyese dhe   municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve ne menyre te parregullt ”

Ndërsa doli në gjyq në dhjetor 2021. Në seancë prokurori Hysni Mulaj kërkoi dënimin me 4 vite burg për Julian Gjoshin, por gjykatësja Shefkie Demiraj e cila sot është e shkarkuar nga vetingu e konvertoi kohën e vuajtjes me 3 vjet shërbim prove dhe Julian Gjoshi doli nga burgu. Edhe avokati Ilir Murati pranoi akuzën por që dënimi përfundimtar të ishte më i ulët 3 vjet e 4 muaj burg.

Çfarë deklaroi në gjykatë Gjoshi?
Në Gjykatë ai tha se pistoletën e kishte gjetur më parë dhe e kishte futur në makinë për ta dorëzuar në Komisariatin e Policisë. Në momentin që e ka gjetur dhe futur në makinë shoku i tij E. B. nuk ka qenë prezent dhe nuk ka pasur fare dijeni. Në vendimin që Shqiptarja.com disponon thuhet se i riu ka shprehur pendesë duke kërkuar gjykim të shkurtuar dhe kjo kërkesë u pranua si nga prokurori dhe avokati.
Gjyqtarja Shefkie Demiraj vendosi ta lirojë më 23 dhjetor të vitit 2021 ndërkohë që gjykimi i tij u bë me procedurë të shkurtuar, ku përfitoi zbritjen e dënimit me 1/3.

Pse duhej liruar sipas gjyqtares?
Në vendimin e argumentuar, gjyqtarja Shefkie Demiraj e mbështeti lirimin e Julian Gjoshit tek pendesa e të riut për krimin por dhe tek një raport koronografie që tregonte se Julian Gjoshi atëherë 23 vjeç vuante nga zemra. Gjithashtu në dispozicion të gjykatës ishte vendosur dhe një certifikatë familjare ku vërtetohej se Juliani jetonte me dy prindër të moshuar.

Gjykata çmoi se i pandehuri ndodhej në kushtet e nenit 59 te K.Penal, mbi rrethanat lehtësuese. Për këtë mori në konsideratë faktin se e i pandehuri ka mbajtur qëndrim pendues ndaj veprave  penale te kryer nga ana e tij gjate shqyrtimit gjyqesor 

“Gjykata  ne aplikimin e nenit 59 te K Penal ka  ne qender te vemendjes   gjendjen   e rende shendtesore  te  te pandehurit  ku sipas raportiti   te  koronografise date 21.09.2020  eshte arritur ne konkluzion  Infarkt akut  miokardi pa ngritje  te segmentiti  ST, ne pacient me stenoze  kritike  te trunkut komun dhe semundje 3- vazale te   artiereve koronare . Rekomandimet  revaskularizim  kirurgjikl urgjent  (provuar ky fakt  me raportit   te  koronografise date 21.09.2020    akte mjekesore te tjera te administruar  ne fashikull si raporti i shtrimit  date 10.07.2020, raporti i  daljes  date 24.07.2020, flete dalje date  24.07.2020  )

Gjykata gjithashtu  ne aplikimin e nenit 59 te K Penal ka  ne qender te vemendjes  faktin  se i pandehuri  dhe familja e tij gezojne  respekt ne komunitetin ku  jetojne   (provuar ky fakt  me karakteristike  nr 203 prot date 22.06.2021 

I pandehuri  jeton vetem me  dy  prinderit e tij te moshuar , (provuar ky fakt me certificate familjare  date 22.06.2021)  

Gjykata merr ne konsiderate edhe gjendjen e  renduar   shendetesore te  babait te te pandehurit ku sipas aktit  mjekesor  nr 1213 regjistri   leshuar nga mjekja  J. C. ,nder te tjera thuhet   se duhet  te kete familjarin ne cdo moment  per perkujdesje.

Gjykata ne qender te vemendjes ka faktin se nga eksperimet e kryera  dhe krahasimet e gezhojave  eshte konkluduar  se “gezhojat  e regjistruara  ne sistemin arsenal” nuk u  identifikuan  te qitura nga psitoleta “.” e kalibrit . mm  me nr ... Pra  kjo  arme nuk eshte perdorur  ne  asnje ngjarje te qitjes me arme .

Gjykata cmon se  ky dënim është plotësisht i justifikueshëm  ne raport me rrezikshmërinë shoqërore të vepres penale “Mbajtja   pa leje dhe prodhimi i armeve,  armeve shperthyese dhe   municionit”  dhe “Drejtimi i automjeteve ne menyre te parregullt” rrethanave të kryerjes së saj si dhe rrezikshmërinë e të pandehurit në rastin konkret duke  aplikuar nenin 59 te K Penal. Gjithashtu Gjykata çmon se ky dënim do t’i shërbejë edukimit të të pandehurit, parandalimit të kryerjes së veprave penale nga ai si dhe parandalimit të përgjithshëm të ketyre veprave penale në shoqëri' argumentohet në vendim 

Vendimi
Në fund gjykata e shpalli fajtor për “Mbajtja   pa leje dhe prodhimi i  armeve,  armeve shperthyese dhe   municionit parashikuar nga neni 278/1 dhe “Drejtimi i automjeteve  ne menyre te parregullt”  dhe në bashkim të dënimeve u dha 6 vite burg. Me aplikimin e uljes 1/3 e dënimit dënimi shkonte në 4 vite burg 


Më pas ‘Ne aplikim te nenit 59 (te ndryshuar) te K.Penal  urdherohet  pezullimi i  ekzekutimit te denimit   me burgim te mbetur prej 2(dy) vjet , 7 (shtate) muaj e 9(nente)  dite per te  pandehurin  Julian Gjoshi  duke e vene ne prove  per nje afat kohor prej  3 (tre) vitesh, me kusht qe  gjate kesaj kohe i pandehuri  te mos kryeje veper tjeter penale
Vuajtja e denimit i fillonte të pandehurit J. Gj.   nga data e arrestimit ne flagrance 19.01.2021
 

Gjyqtarja e Gërdecit
Në 2022 komisioni i pavarur i Kualifikimit shkarkoi gjyqtaren Demiraj e cila ka qenë pjesë e trupit gjykues të shkallës së parë për dosjen e Gërdecit. Në mars të vitit 2012, 4 vite pas tragjedisë, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dha vendimet për 29 të pandehurit e dosjes Gërdecit, duke shpallur 7 prej tyre të pafajshëm. Trupi gjykues përbëhej nga Fatmira Hajdari, Ridvan Hado dhe Shefkie Demiraj.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bravo: 04/12/2024 13:53

    Nga 2013 qe erdhen te ndershmit ne pushtet, seri ne 2021 kur kjo ka dhënë vendimin, çne akoma ne punë kjo?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin