Gjyqtarja e 'Gërdecit' e shkarkuar nga Vettingu, si iu vranë dy vëllezërit nga Haklajt e Tropojës

Gjyqtarja e 'Gërdecit' e shkarkuar nga Vettingu, si iu vranë dy vëllezërit nga Haklajt e Tropojës

Komisioni i Vettingut vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtares, Shefkie Mataj (Demiraj), e cila është edhe gjyqtarja e fundit që ka marrë pjesë në procesin gjyqësor të Gërdecit që del para Vettingut. Vendimi është marrë nga anëtarët e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e përbërë nga Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Valbona Sanxhaktari.

Shefkie Demiraj u paraqit 2 ditë para KPK për t’u njohur me rezultatet e hetimit për të tre kriteret. Komisioni i Vettingut ka konstatuar se gjyqtarja nuk justifikon plotësisht me burime të ligjshme të ardhurash një shtëpi tre kate + papafingo në Tiranë ndërtuar gjatë periudhës 1998-2012, me sipërfaqe rreth 461 m2 dhe me vlerë të deklaruar 20 milionë lekë.

Komisioni i Vettingut konstatoi gjithashtu edhe pamundësi financiare për blerjen e një automjeti tip Benz në vitin 2014, kundrejt çmimit 950 mijë lekë, ndërsa vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler e pyeti gjyqtaren se si ka mundësi që Ministria e Shëndetësisë i kishte akorduar rreth 30 mijë SUD për kurimin e djalit. Gjyqtarja dha shpjegime të hollësishme dhe prapësoi çdo konstatim rëndues të trupit gjykues.

Shefkie Demiraj ka qenë pjesë e trupit gjykues të shkallës së parë për dosjen e Gërdecit. Në mars të vitit 2012, 4 vite pas tragjedisë, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dha vendimet për 29 të pandehurit e dosjes Gërdecit, duke shpallur 7 prej tyre të pafajshëm. Trupi gjykues përbëhej nga Fatmira Hajdari, Ridvan Hado dhe Shefkie Demiraj.

Vrasja e heroit Ilir Konushevcit dhe hakmarrja e Haklajve ndaj vëllezërve të gjyqtares Shefkie Demiri
Misterin rreth vrasjes së dëshmorit Ilir Konushevcit dhe Hazir Males mund ta zgjidh shteti shqiptar sepse posedon të gjithë emrat e të dyshuarve. 

Të dyshuarit që ngritën pritënjanë: Shkëllzen Kurbalaj, Albert Lumnica, Ylli Haklaj, Isa Krenaj, Petrit Braha, Bilsim Demiri, Agim Demir. Të gjithë shtetas shqiptar nga Tropoja dhe rrethina.

Motivi i kësaj prite ishte plaçkitja e furnizimeve me armë që po barte me vete Konushevci, thuhet më tej në shkrim, ndryshe, një pritë e organizuar nga një grup personash të armatosur, më 9 maj 1998 i kishte kushtuar jetën shefit të logjistikës së UÇK-së Ilir Konushevci dhe mjekut tropojan Hazir Mala.

Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mërgimi”, ishte furnitori kryesor i guerrilasve në Kosovë. Konushevci ishte lidhja më e fortë e Haklajve për kalimin e arsenalit luftarak matanë kufirit. Vrasja e tij më 9 maj 1998, pranë fshatit të vogël Miliskajë, në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri ka mbetur ende i pa gjykuar dhe autorët e tij ende nuk kanë dal para drejtësisë.

Prita Mbrëmjen e 8 majit 1998 Ilir Konushevci, miku i tij, mjekutropojan Hazir Mala dhe një pjestar i UÇK-së që shërbente si shofer, ishin nisur me një kamion me armë në drejtim të Bajram Currit. Për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë ata janë nisur sapo ka rënë nata dhe zgjodhën rrugën e vështirë të Qafë Malit. Rreth orës 02.00 pas mesnate, kamioni ka ndeshur në një pengesë që u kishte bllokuar rrugën sapo kalon fshatin Miliskajë. Një grup personash të armatosur ka qëlluar drejt kamionit, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës, duke plagosur shoferin e kamionit dhe kosovarin Ilir Konushevci.

Si rezultat i zjarrit të hapur nga Konushevci është plagosur rëndë dhe më pas ka gjetur vdekjen një nga autorët e pritës, i cili më pas rezultoi se ishte ishte nga Tropoja. Shoferi i kamionit është tërhequr duke hapur zjarr në një pozicion më të sigurt dhe ka mundur ti mbijetojë pritës.

Ndërsa mjeku 60-vjeçar Hazir Mala ka hedhur mbi shpinë Konushevcin e plagosur dhe është nisur drejt fshatit më të afërt për të kërkuar ndihmë. Mala ka ecur për më shumë se një orë me Konushevcin e plagosur mbi shpinë, deri sa ka ndeshur serish në autorët e pritës. Këtë radhë sulmi ndaj tyre ka qenë vdekjeprurës dhe trupat u janë bërë shoshë nga plumbat.

Vrasësit janë munduar të fshehin gjurmët, duke i hedhur trupat e masakruar të dy dëshmorëve të UÇK-së poshtë një ure, dhe më pas i mbuluan me gurë. Fatmir Haklaj është njoftuar për vrasjen dhe ka shkuar në vendngjarje, të vrarë ishin miku i familjes Ilir Konushevci, dhe mjeku Hazir Mala, babai i shoferit të tij, Arjan Mala.

Sipas këtyr raportimeve, kur merr vesh se në Bajram Curri po atë natë ka patur një tjetër të vrarë (Agim Demiri), atëherë Fatmir Haklaj bën lidhjen mes viktimës dhe pritës së Miliskajës.

Për Fatmir Haklajn, nuk kishte më dyshim se Demiri kishte qenë autor i pritës së Miliskajës, dhe për këtë shkak u hakmor aty për aty, duke i vrarë dhe të vëllain, Bislim Demirin shofer taksie në qytetin e Bajram Currit. Vrasja e dy dëshmorëve të UÇK-së, Konushevcit dhe Malës, vazhdon të jetë ende e pazbuluar dhe e pa dënuar nga drejtësia shqiptare./TemA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/09/2022 01:47

    Duket qe Haklajt kane qene ne te dy anet.Ylli Haklaj eshte nje nga prite-ngritesit,kurse Fatmir Haklaj ka vajtur e ka zbatuar kanunin,pa pyetur per shtet e ligje ,arsye dhe hetime.Cfare dreqin nuk shkon me keto krijesa,se njerez nuk mund t'i quaj?!

    Përgjigju
  • Anonim: 28/09/2022 23:01

    RAC ME TE NDYR SE TRAPAJANETE SALISHURRES NUK GJENDET NE SHQIPERI PLWHRA, HAJDUT, IMORAL.FELLIQEN VENDIN NJE PJES E TYRE FUNDERRINAT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari