Vrau nënë e bijë ekstradohet nga
SHBA ish-SHIK-asi Marjan Rroku
PDF/Vendimi i Gjykatës. Burg përjetë
Prej 12 vitesh Marjan Rroku (në foto) ishte dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Alda Canaj dhe nënës së saj Mbarime Canaj, që i ka vrarë tek pallatit të Sportit “Asllan Rusi në 29 mars të vitit 2001.
TIRANË - Prej 12 vitesh Marjan Rroku ishte dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një vajze bashkë me nënën e saj, pasi Alda Canaj dhe nënën e saj Mbarime Canaj, i ka vrarë para pallatit të Sportit “Asllan Rusi në 29 mars të vitit 2001.
Marjan Rroku, 40 vjeç, ishte arrestuar në datën 8 shtator 2010 në SHBA, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.
Ish-punonjës i SHIK-ut, është dënuar në datën 2 maj 2002 me burgim për të përjtshëm për akuzën e “vrasjes me dashje në rrethana cilësuese”.
Policia e Shtetit bëri të ditur sot se, zyra e Interpol Tiranës ditën e sotme rreth orës 14:15 ka bërë ekstradimin nga SHBA-ja drejt Shqipërisë të Marjan Rrok Rroku, 40 vjeç, nga Shkodra.
Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendim të datës 2 maj 2002, e ka dënuar, me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje në rrethana cilësuese”.
Rroku akuzohet se në datën datën 29 mars 2001, rreth orës 13:30, në Tiranë, para pallatit të sportit "Asllan Rusi", ka vrarë me armë zjarri Alda Canaj dhe nënën e saj Mbarime Canaj.
(Në foto: Alda Canaj, vazja që u vra nga Marjan Rroku)Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin, më datën 8 shtator 2010, në SHBA, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Marjan Rroku.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Vendimi i Gjykatës. Burg përjetë për ish-SHIK-asin Marjan Rroku, vrau nën e bijë
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22