Video/ I biri aksidentoi për vdekje një 50-vjeçar para 7 muajsh dhe sot endet lirë, pse kandidati i Berishës për Rrogozhinën hesht?
Aksidenti në Durrës dhe Shkëlqim Hoxha, kandidati i 'BF' për Rrogozhinën
Në orët e para të mëngjesit të 24 dhjetorit të vitit 2022, një aksident i tmerrshëm i mori jetën një 50 vjeçari (Bardhyl Beqiri) që punonte për pastrim-gjelbërimin e qytetit të Durrësit.
Mediat raportonin se ai u aksidentua nga një makinë luksoze të cilën e ngiste një 18-vjeçar i quajtur Braian Hoxha, djali i kandidatit të Sali Berishës për Rrogozhinën, Shkëlqim Hoxha. Përpos faktit që në Shqipëri një 18 vjeçar bredh me makinë qindra mijëra euroshe, ajo që bie në sy është që as ligji nuk ka fuknsionuar mbi shkelësit e tij por as Shkëlqimi nuk ka folur asnjë fjalë për rastin.
Pyetja e parë që lind është: Pse Shkëlqim Hoxha që akuzon kundërshtarët, nuk flet asnjë fjalë për aksidentin e tmerrshëm të të birit?
Sot pas me shumë se 7 muajsh, djali i Shkëlqim Hoxhës është i lirë pavarsisht që i aksidentuari ka ndërruar jetë. Burimet nga policia bëjnë me dije se djali i Shkëlqim Hoxhës ka qenë i shoqëruar nga 2 vajza dhe nën efektin e alkolit.
Ajo që ngre dyshime të forta është se si për këtë çështje nuk ka asnjë masë ndaj shkelësit? A është akoma nën hetim kjo ngjarje? A janë të vërteta fjalët që qarkullojnë në qytet se Hoxha ka paguar për të mos vijuar më hetimi i ngjarjes? Pse mediat janë marrë pak me këtë ngjarje të rëndë të djalit të Shkëlqim Hoxhës? Për këto pyetje përgjigjen duhet ta japin Shkëlqim Hoxha dhe Prokuroria e Durrësit pasi një i pafajshëm ka humbur jetën nga arroganca e një fëmije që bridhte me makinë super të shtrenjtë të blerë nga babai pasanik, që sot do të bëhet edhe i pari i një qyteti.
Kujtojmë që Shkëlqim Hoxha është kandidat i Sali Berishës për bashkinë Rrogozhinë, ku po përsëriten zgjedhjet. Hoxha ishte kandidat dhe në 14 maj dhe humbi, por Berisha e ka vënë sërish kandidat, pasi sipas zërave që qarkullojnë në Rrogozhinë, ai është shumë i pasur dhe po e shfrytëzon këtë për të luftuar të marrë drejtimin e bashkisë me çdo mjet.
G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
82.2%
-
Të gabuar
13.3%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 2201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy aksidente me vdekje në Durrës e Librazhd, dy të rinjtë humbin jetën pas përplasjeve me kamionët (VIDEO)
21 Dhjetor, 07:09
-
Vranë babanë dhe e groposën në kasolle, Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen për 3 fëmijët
20 Dhjetor, 15:42
-
Emigrantët kthehen në shtëpi për festa, nisin lundrimet e dyfishta të trageteve! Kapiteni i Portit të Durrësit: Rreth 6 mijë pasagjerë çdo ditë, 10 % më shumë se vjet
19 Dhjetor, 14:17
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor, 12:08
-
U përfshi në aksident, mjeku nuk u mbijeton dot plagëve! Humb jetën te Trauma
18 Dhjetor, 09:35
-
Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht
17 Dhjetor, 21:04
-
Në kërkim për ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘largim nga vendi i aksidentit', 2 të arrestuar në Fier
17 Dhjetor, 13:23
-
Durrës/ Rekrutonin vajza aziatike për prostitucion në Shqipëri, goditet grupi kriminal kinez! Një i arrestuar, 2 në kërkim dhe 7 vajza nën hetim (EMRAT+DETAJET)
17 Dhjetor, 10:40
-
Lamtumirë Noela Caka, trëndafila në bankën e maturantes që nga vdiq nga meningjiti akut! Talenti për pikturën, drejtori: Spikaste
16 Dhjetor, 15:21
-
Ekskluzive/Adoleshentja nga Durrësi vdiq nga meningjiti akut, epidemiologia e ISHP-së: Shkoi në ekskursion me klasën në Voskopojë! Bëmë hetim epidemiologjik
16 Dhjetor, 13:03
-
Tragjike! Humbi jetën nga meningjiti akut, gjimnazi ku studionte e mitura: Nuk është e lehtë të gjenden fjalët kur zemra është e rënduar
16 Dhjetor, 13:01
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor, 17:20