Video/ I biri aksidentoi për vdekje një 50-vjeçar para 7 muajsh dhe sot endet lirë, pse kandidati i Berishës për Rrogozhinën hesht?

Video/ I biri aksidentoi për vdekje një 50-vjeçar para 7 muajsh dhe sot endet lirë, pse kandidati i Berishës për Rrogozhinën hesht?

Aksidenti në Durrës dhe Shkëlqim Hoxha, kandidati i 'BF' për Rrogozhinën

Në orët e para të mëngjesit të 24 dhjetorit të vitit 2022, një aksident i tmerrshëm i mori jetën një 50 vjeçari (Bardhyl Beqiri) që punonte për pastrim-gjelbërimin e qytetit të Durrësit. 

Mediat raportonin se ai u aksidentua nga një makinë luksoze të cilën e ngiste një 18-vjeçar i quajtur Braian Hoxha, djali i kandidatit të Sali Berishës për Rrogozhinën, Shkëlqim Hoxha. Përpos faktit që në Shqipëri një 18 vjeçar bredh me makinë qindra mijëra euroshe, ajo që bie në sy është që as ligji nuk ka fuknsionuar mbi shkelësit e tij por as Shkëlqimi nuk ka folur asnjë fjalë për rastin.

Pyetja e parë që lind është: Pse Shkëlqim Hoxha që akuzon kundërshtarët, nuk flet asnjë fjalë për aksidentin e tmerrshëm të të birit?

Sot pas me shumë se 7 muajsh, djali i Shkëlqim Hoxhës është i lirë pavarsisht që i aksidentuari ka ndërruar jetë. Burimet nga policia bëjnë me dije se djali i Shkëlqim Hoxhës ka qenë i shoqëruar nga 2 vajza dhe nën efektin e alkolit.

Ajo që ngre dyshime të forta është se si për këtë çështje nuk ka asnjë masë ndaj shkelësit? A është akoma nën hetim kjo ngjarje? A janë të vërteta fjalët që qarkullojnë në qytet se  Hoxha ka paguar për të mos vijuar më hetimi i ngjarjes? Pse mediat janë marrë pak me këtë ngjarje të rëndë të djalit të Shkëlqim Hoxhës? Për këto pyetje përgjigjen duhet ta japin Shkëlqim Hoxha dhe  Prokuroria e Durrësit pasi një i pafajshëm ka humbur jetën nga arroganca e një fëmije që bridhte me makinë super të shtrenjtë të blerë nga babai pasanik, që sot do të bëhet edhe i pari i një qyteti.

Kujtojmë që Shkëlqim Hoxha është kandidat i Sali Berishës për bashkinë Rrogozhinë, ku po përsëriten zgjedhjet. Hoxha ishte kandidat dhe në 14 maj dhe humbi, por Berisha e ka vënë sërish kandidat, pasi sipas zërave që qarkullojnë në Rrogozhinë, ai është shumë i pasur dhe po e shfrytëzon këtë për të luftuar të marrë drejtimin e bashkisë me çdo mjet.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Elisa Spiropali e përmendi më shumë bashkimin kombëtar sesa Albin Kurti

Ironia e Spahiut: Elisa Spiropali e përmendi më shumë bashkimin kombëtar sesa Albin Kurti