Është liruar nga burgu një palestinez, i cili kishte kaluar kohën më të gjatë atje,  më shumë se 40 vite, pasi u dënua për rrëmbimin dhe vrasjen e ushtarit izraelit Avi Bromberg në vitet 1980.

Karim Younis mban nënshtetësinë izraelite, por ministri i brendshëm dhe presidenti i Izraelit kanë kërkuar që ajo t’i hiqet pasi e konsiderojnë simbol për kryerjen e akteve kriminale për shkak të vrasjes së ushtarit izraelit, por edhe pasi ai është një figurë e rëndësishme dhe ka qenë që në kohën e burgut pasi ka shkruar vepra politike.

Mediat izraelite raportuan se Younis u lirua në qytetin qendror të Izraelit Raanana para agimit të së enjtes pa u njoftuar familja e tij, për të parandaluar festimet.

Ai u përshëndet më vonë nga të afërmit dhe miqtë në fshatin e tij të lindjes Ara, në Izraelin verior, ku policia është udhëzuar nga ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir për të monitoruar pritjen.