Vrau për një varëse, kushtetuesja
Aldo Hoxha në burg përjet PDF/Ja vendimi i plotë i Kushtetueses

Aldo Hoxha është autori i grabitjes së varses së floririt e më pas vrasjes së Fatbardha Tafës 4 vite më parë në kryeqytet e për këtë arsye duhet të qëndrojë në burg përjetë. 
 
Është ky vendimi i gjykatës Kushtetuese që ka shuar shpresat e 24 vjecarit për ti shpëtuar burgimit të përjetshëm dhe për të riahpur nga e para procesin ndaj tij.
Më 17 Maj 2016 Kushtetuesja ka vendosur të mos pranojë kërkesë padinë e Hoxhës për të prishur vendimet e tre shkallëve të gjyqësorit që e shapllën atë fajtor për ngjarjen me pasoja të rënda të vdekjes së zonjës Tafa.

Aldo Hoxha u prangos mesditën e 11 gushtit 2012 pasi ai u dyshua për grabitjen e ndodhur tek fusha e aviacionit ku për pasojë humbi jetën Fatbardha Tafa e cila kish mbërritur për pushime në Shqipëri tek Kunata por ra pre e grabitjes.

Vetë Hoxha këtë krim e ka mohuar, por pas 4 vitesh ajo që mbetet e pazbardhur nga kjo ngjarje është bashkautori i këtij krimi pasi policia asokohe deklaroi se Hoxha lëvizte me motor së bashku me një shok.

Ndërsa këto që shihni janë pamjet e ngjarjes Ku Tafa gjeti vdekjen si pasojë e goditjes disa herë me thikë nga agresori për ti rrëmbyer varësen e floririt.

aldo hoxha
Aldo Hoxha i dënuar për vrasjen, Fatbardha Tafa Viktima
Vendi ku ndodhi grabitja dhe goditja me thikë 


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve