Vrau policin me të birin dhe i plagosi nipin 20 vite më parë/ Policia nxjerr foton e kriminelit të shumëkërkuar

Policia e Shtetit vijon që të ripublikojë emrat dhe fotot e personave më të kërkuar nga drejësia shqiptare. E ndërsa dje publikoi pesë emrat e parë nga 50 më të kërkuarit, sot ka nxjerë emrin e gjashtë. Ai është Engjëll Brahimi.

"Në datën 10 gusht 2000, në vendin e quajtur “Pishporo”, në Fier, Engjëll Brahimi në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri A. B., punonjës policie, të birin e tij 8-vjeçar, si edhe i ka plagosur nipin 10 vjeç. Engjëll Brahimi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Vrasje me paramendim, për hakmarrje"" njofton policia.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja