Seanca gjyqësore e cila pritej të jepte vendimin për David Qosen, është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit.

Mungesa e avokatit të Qoses, ka bërë që gjykata ti kërkonte Dhomës së Avokatisë të marrë masa për mos zvarritje të procesit.

Më 2 shtator 2016, Qosja terrorizoi me armë fshatin e tij në Torovicë të Lezhës ndërsa në operacionin për kapjen e tij humbi jetën dhe efektivi Ardian Kodra, sot ‘Dëshmor i Atdheut’.
ardian Kodra
(Polici Ardian Kodra i cili humbi jetën gjatë aksionit për kapjen e David Qoses)

Për vrasjen e efektivit Ardian Kodra, Prokuroria ka kërkuar  dënimin e burgim të përjetshëm të David Qoses.
david qose
(David Qose, për të cilin Prokuroria ka kërkuar burg për jetë)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com