Metallari u prangos më 24 korrik teksa dërgonte nënën e tij në spital të plagosur ndërsa babain e kishte vrarë në oborrin e shtëpisë. Mirald Metallari vrau babain e tij Miftar Metallari me armën e këtij të fundit, pasi Miftari ishte efektiv policie.
Pak ditë pas arrestimit ndërroi jetë dhe nëna e tij Nurie Metallari, ndërsa 21 vjeçari para gjykatës pranoi krimin dhe nuk shfaqi pendesë.
E gjitha nisi pas një debate në oborrin e shtëpisë mes Miftarit dhe Miraldit, ndërsa pritet që ekspertiza psikike të përcaktoj nëse është apo jo i aftë mendërisht ku dhe rrezikon burg përjetë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com