Gjykata ka dhënë sot masën “Shtrim në spital”, për Leo Nikan i cili vrau prindërit në Durrës disa javë më parë.
Kjo për shkak se pas ekspertizës rezultoi se Nika ishte probleme mendore dhe se në momentin e ngjarjes ka qenë i pavetëdijshëm.
Ngjarja e ndodhur disa javë më parë në Xhafzotaj
Ngjarja ndodhi më 29 qershor 2017 rreth orës 08:00 të mëngjesit në zonën e njohur si Xhafzotaj.
Ali dhe Jenije Nika, të dy 75-vjeç, me origjinë nga Dibra, u qëlluan për vdekje me armë gjahu çifte nga djali i tyre Leo Nika, 32-vjeç.
Shkak për krimin dyshohet të ketë qenë një debat mes dy prindërve dhe djalit të tyre i cili mësohet të ketë qenë i dehur. Ai ka qëlluar disa herë mbi dy prindërit, duke i lënë të vdekur në vend.
Dy të moshuarit janë gjetur nga policia në derën e shtëpisë të gjakosur, ndërsa 100 metra larg vendit të krimit është arrestuar autori si dhe u sekuestrua arma e krimit.
Leonard Nika dëshmoi përpara grupit hetimor të policisë arsyet që e çuan atë të vrasë nënën dhe babin e tij.
Përpara hetuesve ai ka thënë se ka pasur debate me familjarët, pasi u kishte kërkuar para për të ikur drejt Italisë, nga ku ishte kthyer tre ditë më parë.
Refuzimit të prindërve, 29-vjeçari i është përgjigjur duke marrë çiften me të cilën i qëlloi për vdekje në derën e shtëpisë.
“U kam kërkuar para për të ikur në Itali, por nuk e mbaj mend sesi kam qëlluar mbi ta. Kam qenë në gjendje të rënduar psikologjike. S'mbaj mend asgjë”, ka thënë Nika.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA