Vrau shitësin e ujit se e shau nga gruaja dhe vajza, Xhevdet Leçini merret i pandehur

Vrau shitësin e ujit se e shau nga gruaja dhe vajza, Xhevdet Leçini merret i pandehur

Prokuroria e Kavajës, ka mbyllur hetimet për dosjen penale të vrasjes së 33-vjeçarit Marjus Ismaili, ngjarje kjo e ndodhur në 9 dhjetor 2019. I pandehur për akuzën e “Vrasjes me dashje” është marrë autori i këtij krimi, Xhevdet Leçini, i cili gjatë fazës së hetimit ka pranuar autorësinë e vrasjes, duke treguar dhe dinamikën e krimit të ndodhur brenda në lokalin e tij. Xhevdet Leçini, njeriu që ekzekutoi me çifte brenda lokalit të tij 33-vjeçarin Marjus Ismaili, është ndier i fyer rëndë nga gruaja dhe vajza e tij.

Sipas dosjes së prokurorisë vrasja e Ismailit, është kryer në prani të tre personave, dy shokëve të Leçinit dhe punëtores së lokalit. Kjo nuk ishte hera e parë që Leçini përballej me këtë situatë të rëndë, pasi shitësi i ujit me autobot Marjus Ismaili, e kishte bezdisur edhe herë të tjera me të shara dhe ofendime të ndryshme. Por ditën e krimit, Leçini ishte përpjekur që të shmangte debatin me Ismailin, duke e mbyllur lokalin sapo viktima ishte shfaqur me autobotin e tij që shiste ujë në Kavajë.

Megjithëse Leçini e ka mbyllur lokalin dhe është larguar ai sërish është kthyer në pronën e vetë, ku këtë herë ka qenë nën shoqërinë e dy shokëve, ku me ta po pinte raki me mish të pjekur. Pikërisht në këtë moment ka hyrë në lokal Ismaili dhe është ulur me ta, duke porositur dhe një birrë, por porosia është anuluar nga Xhevdet Leçini, duke i pohuar Ismailit se ai nuk paguante pasi s’kishte lekë.

Pikërisht në këtë moment mes tyre ka lindur një debat ku Marjusi, fillon ta shajë përsëri, nga familja duke i thënë të “…q,,, gruan, vajzën …”.

Xhevdeti është revoltuar shumë dhe nga banaku merr armën e gjahut, duke ia drejtuar atij. Nga ana tjetër Marjusi i drejtohet atij me fjalët që ”…çfarë do më bësh do më rruash k…, do të q… robt…”.

Atëherë Xhevdet Leçini ka qëlluar me armën që kishte në duar. Leçini ka goditur me një plumb të vetëm Ismailin duke e lënë të vdekur në vend. Teksa ka kryer këtë krim të rëndë, ka lënë armën në banak, i ka hequr gëzhojën dhe më pas i ka thënë dy shokëve të tij që po pinte raki, se do ikte në polici ku dhe është vetë-dorëzuar e treguar të gjithë ngjarjen.

Momentalisht çështja penale kundër Leçinit ndodhet në tryezën e gjyqtarit Luan Lusha, në pritje për të filluar gjykimin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull ne hall te vet: 28/01/2020 12:41

    Nuk ka asnjë faj lëreni te lire. Uroj me shpirt të dali sa më shpejt nga burgu ky njeri!

    Përgjigju
    • Motra: 07/02/2020 22:18

      O njerez te ligj, o kriminela frikacake qe perdorur pushken she fjalen aty ku nuk duhet. Jeten ta jep e mer Zoti. Gruan tja jape shokeve per 2 milek te vjetra ai,Familja e tij shpetoj prej tij njeher e pergjithmone. Por nese nk ka shtet e gjykat ta gjykoj do ta gjykoj Zoti e do bej vetegjyqsi familia, se gjaku I atij trimi nuk neperkembet

    • WTF: 28/01/2020 13:25

      Mire e ke nuk ka faj, se budallenjte nuk mbajne pergjegjesi per ate qe bejne! A ju shplafte mortja ju budallenjte qe mendoni se eshte ok te marresh jete njerezish! Mentalitet provincialesh.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë