Vrau shokun në azilin në Tiranë, historiani Zyhdi Shehi do shtrohet në spital psikiatrik! Arrest shtëpie për dy infermieret: S'e dinim që ishte vrasje

TIRANË- Historiani 78-vjeçar, Zyhdi Shehi, i cili dyshohet se është autor i dhunimit me vdekje të Virxhil Veshos në dhomën e shtëpisë së të moshuarve “Ruaje Moshën”, do të shtrohet në spitalin psikiatrik. Kjo ishte kërkesa e Prokurorisë së Tiranës, e cila u pranua nga gjykata në seancën e masës së sigurisë.

Vendimi u mor në bazë të kartelës shëndetësore të Shehit, por një ekspertim i plotë i shëndetit të tij mendor pritet të bëhet sërish. Për avokatin e tij, Alban Qafa, mbetet mister ngjarja, marrë parasysh që sipas tij Shehi vuan nga parkinsoni, shfaqur edhe me pamundësinë për të firmosur para hetuesve.

"Ai është i sëmurë me parkinson, nuk ka arritur te firmos as me stilolaps, por me gisht me bojë. Është pak e habitshme se si një person me një sëmundje të tillë dhe me pa mundësi lëvizje muskulore të godas për vdekje me bastun. I përket organit të akuzës për te vazhduar hetimin se çfarë ka ndodhur. Nuk di të them kush e ka kryer vrasjen. Klienti im do të qëndroj në psikiatri me mjekim", tha avokati Alban Qafa.

Në arrest shtëpie do të qëndrojnë 2 infermieret Nazmie Mulla dhe Glesantina Saraçi, të cilat nuk njoftuan policinë sapo konstatuan trupin e pajetë të Veshos. Qëndrimi i tyre para gjykatës ishte i njëjtë, duke pretenduar se nuk kishin qëllim fshehjen e ngjarjes. 

"Dy infermieret kanë vijuar te mbajnë qëndrim mohues duke thënë se nuk kanë pasur qëllim për të fshehur ngjarjen. Ato kanë deklaruar se kanë tentuar të telefonojnë pronarin e azilit dhe të bijën e viktimës por asnjë prej tyre nuk është përgjigjur. Në këto kushte nuk e kanë menduar të marrin policinë pasi nuk e dinin se çfarë ka ndodhur por kanë kujtuar se i Virxhi Veshi është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë", u shpreh avokatja Julinda Hysi.

Por, në çfarë gjendje e gjetën dhomën e krimit dy infermieret Mulla e Saraçi?

"Në momentin kur kanë hyrë në dhomë kanë gjetur edhe autorin te ulur në karrige dhe me dridhje. Në gjendje të ngarkuar emocionale ata kanë njoftuar agjencinë funerale dhe kanë fshirë një pjesë të gjakut në dhomë, për të mos krijuar emocione negative të familjarët", vijoi Julinda Hysi. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 8 gusht brenda ambienteve të azilit privat në Tiranë. Shehi dyshohet se e goditi disa herë shokun e tij me bastun në kokë, duke e lënë të vdekur. 2 infermierët, kur konstatuan ngjarjen nuk njoftuan policinë, duke supozuar se 82-vjeçari u rrëzua dhe vdiq, dhe për këtë arsye njoftuan agjencinë funerale. Kjo e fundit kur hapi trupin për ta pastruar konstatoi shenja dhune e gjaku dhe e ktheu sërish trupin në këtë azil. Vetëm në këtë moment u njoftua policia, e cila pas disa orësh prangosi infermieret.

Kartela mjekësore e Zyhdi Shehut

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja