Vrau shokun e vet, Londra nuk
lejon ekstradimin në Shqipëri

Vrau shokun e vet, Londra nuk<br />lejon ekstradimin në Shqipëri
LONDER- Shqiptari i dënuar me 22 vjet burg nga gjykata shqiptare, për një vrasje të ndodhur në Londër në vitin 2001, nuk do të ekstradohet në Shqipëri.
 
Vendimi është marrë nga Gjykata Supreme në Londër, e cila e ka bazuar vendimin e saj, në shkeljen e të drejtave të njeriut.
 
Zëvendëspresidenti i kësaj gjykate, Hope, deklaroi se Fatjon Kapri, i dënuar me 22 vjet burg në Shqipëri, nuk mund të përballet me një gjykim të drejtë në atdheun e tij.
 
Bëhet fjalë për të dënuarin në mungesë, i cili në 2001 qëlloi me thikë bashkëatdhetarin e tij Ylli Pepa, pas një grindjeje me grushta. Kapri u dënua në Shqipëri me 22 vjet burg, ndërkohë që për ngjarjen e ndodhur në Londër, dëshmuan në gjykatën shqiptare edhe oficerë britanikë të Scot Land Yard.
 
Gjatë seancës ku pritej të vendosej për ekstradimin e tij, i dënuari për vrasje parashtroi një ankesë, duke thënë, se sistemi gjyqësor shqiptar është i korruptuar.
 
Për këtë arsye, gjykata Supreme vendosi, që Fatjon Kapri nuk mund të ekstradohet, për shkak se Gjygjësori mund të mos ketë marrë një vendim të drejtë, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ndërsa Hope ka kërkuar nga gjykata e apelit të rishqyrtojë çështjen.
 
Arrestimi i Fatjon Kaprit u krye në 2010, pasi kërkohej për vrasjen me thikë të Ylli Pepës, në një park në Londër, pas një sherri me grushte. Kapri u largua në Skoci, dhe u fsheh për të humbur gjurmët. Madje, kishte nisur punë në një dyqan, me identitet të rreme, si dhe kishte krijuar lidhje me një grua skoceze 44-vjeçare.

Redaksia online
(lç/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë