Bulqizë- Vrau shokun me thikë/ 22-vjeçari: E bëra me vetëdije! Familja e tij largohet nga frika e gjakmarrjes

BULQIZË- Fatjon Keta, 22-vjeçari i cili qëlloi me thikë ditën e djeshme për vdekje shokun e tij Arlind Pasha pas një sherri në qendër të qytetit të Bulqizës ka dëshmuar sot para uniformave blu. Keta deklaruar në komisariat se vrasjen e ka kryer me vetëdje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Keta nuk ka kartelë shëndetësore pavarësisht se flitej se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pak kohë më parë ai ishte dërguar në spitalin e Shkodrës nga ku është kthyer mbrapsht në shtëpi pasi mjekët i kanë thënë se nuk është në kushtet e shtrimit në spital.

Ndërkohë pas ngjarjes së rëndë, mësohet se familja e autorit është larguar nga Bulqiza pasi jetonte në të njëjtën lagje me atë të viktimës.

Keta qëlloi qëlloi dje me thikë shokun e tij Arlind Pasha duke i shkaktuar edhe vdekjen. Ndërkohë që pak orë para ngjarjes kishte dhunuar në banesë nënën dhe motrën e tij. Ai ishte kallëzuar disa herë nga familjarët pasi ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës