Sherr në mes të Bulqizës/ 22-vjeçari vret shokun me thikë! Në mëngjes kishte dhunuar nënën dhe motrën (VIDEO)

BULQIZË-  Një 21-vjeçar është vrarë me thikë rreth orës 10:00 të paradites së sotme në qendër të qytetit të Bulqizës. Viktima është Arlind Pasha, shok me autorin 22-vjeçar Fatjon Keta. 

Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit. Mëngjesin e sotëm ai është konfliktuar në banesën e tij me nënën dhe motrën duke ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tyre.

Dyshohet se ai vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor dhe është kallëzuar disa herë nga familjarët e tij për shkak se ushtronte vazhdimisht dhunë fizike ndaj tyre. Keta është ndaluar rreth një orë e gjysmë pas ngjarjes në qytetin e ri të Bulqizës.

Policia e Dibrës ka marrë në mbrojte familjen e tij për të shmangur mundësinë  e hakmarrjes nga familjarët e viktimës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:57
Frikë nga gjakmarrja/ Policia merr në mbrojtje familjen e 22-vjeçarit që vrau me thikë shokun

1567673375_bulqizeee.jpg

Policia e Dibrës ka marrë në mbrojtje familjen e Fatjon Ketës, autorit që vrau me thikë shokun e tij 21-vjeçar Arlind Pasha. Kjo për të shmangur mundësinë e hakmarrjes së familjarëve të viktimës. Autori dhe viktima ishin shokë me njëri-tjetrin por nuk dihen shkaqet që sollën këtë ngjarje.

Ora 11:30
Vrau 21-vjeçarin me thikë dhe u largua, arrestohet në qytetin e ri të Bulqizës

Kapet rreth një orës e gjysmë pas vrasjes në qendër të Bulqizës të 21-vjeçarit, autori Fatjon Keta. Ai është ndaluar nga forcat e policisë së Dibrës në qytetin e ri të Bulqizës. 

Ora 11:03
U vra me thikë nga shoku i tij, ja kush është viktima (FOTO)

Report Tv siguron foton e Arlind Pashës, 21-vjeçarit që u vra me thikë nga shoku i tij Fatjon Keta në qendër të qytetit të Bulqizës.

Ora 11:00
22-vjeçari që vrau me thikë shokun në mes të Bulqizës, në mëngjes dhunoi nënën dhe motrën

bulqize.jpg" style="height:574px; width:780px" />

Fatjon Keta 22-vjeçari i cili vrau me thikë një 21-vjeçar dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Mësohet se mëngjesin e sotëm ai është konfliktuar me nënën dhe motrën e tij duke ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tyre.

Në momentin kur është larguar nga shtëpia ai ka pasur një thikë me vete.Autori dhe viktima kanë qenë shokë me njëri-tjetrin.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dolli: 05/09/2019 17:02

    Kjo osht rinia sotme qe u rrit pa edukim e shkoll, u rriten me u bo otr me zemer

    Përgjigju
    • Loti: 06/09/2019 02:18

      Edukimin s ta jep vetem shkolla po edhe familja. Ky eshte njri me probleme mendore, klinika i duhej me shum se shkolla

  • BENI: 05/09/2019 15:41

    POLICIA NUK KA PSE MERR NE mbrojtje nje vrases,,,familja e te vrarit ka te drejte te hakmerret,,.//

    Përgjigju
    • : 06/09/2019 05:43

      Nqs ti vret dike pse duhet te marrin hak ndaj familjes tende se je idjot ti?

  • www.youngtribune.com: 05/09/2019 12:45

    Vetem vrases nga veriu I Shqiperise

    Përgjigju
    • Maloku: 05/09/2019 22:32

      Ne veri te jugut ose ne jug te veriut ndodhet

    • Vucicdoli: 05/09/2019 20:07

      O shok ky kerma mundohet gjithnje me emra te ndryshem te fuse perçarje krahinore, tek tuk ndo1 bie prere e ketij funderrine.

    • 2019: 05/09/2019 15:17

      Si ne 2019 eshte gjynah te bejme krahinizma se vrases e te cmendur ka kudo. Gjynah viktima e ngushellime familjes. Ky pipiruci le te kalbet ne burg.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve