Autori i vrasjes së 45 vjeçarit Martin Ndreca, në zonën e ish-Kënetës në Durrës ende nuk është lokalizuar nga policia e cila ka ngritur edhe postblloqe për kapjen e tij. Pavarësisht se ka kaluar  një  ditë nga vrasja,  akoma nuk ka asnjë gjurmë të vendndodhjes së Autorit  Ndue Zefi, 37 vjeç, i cili dyshohet se  është larguar nga Durrësi.

45-vjeçari Martin Ndreca, mbeti i vdekur në vend, brenda makinës së tij, pasi u qëllua me armë automatike. Ngjarja ndodhi  mëngjesin e së dielës dhe sipas hetimeve të deritanishme  gjithçka ka nisur si pasojë e një sherri për motive banale. Policia gjeti në vendin e ngjarjes 5 gëzhoja, ku vetëm njëri prej tyre ka prekur viktimën.  Viktima dhe autori kanë qenë me njëri-tjetrin në një lokal  pak momente para ngjarjes së rëndë, ku edhe ka nisur sherri i tyre.