Një 30-vjeçar gjerman është dënuar me burg përjetë pasi qëlloi për vdekje me armë një shqiptar nga Kosova, të dashurin e ish-partneres së tij. Ngjarja ndodhi në Freiburg-Betzenhausen.
Dhoma e jurisë së gjykatës së rrethit të Freiburgut vendosi të martën burgimin për jetë, duke thënë se gjermani qëlloi me armë në gjoks shqiptarin nga Kosova. Krimi ndodhi në janar në rrugën përballë banesës së gruas në Freiburg. Viktima ndërroi jetë menjëherë në spital.
Të pranishëm në seancën gjyqësore ishin edhe familjarët e viktimës, të cilët duartrokiën kur gjykata vendosi dënimin burg përjetë. Ndërkohë, avokati i gjermanit ka deklaruar se do ta apelojë vendimin.
30-vjeçari dëgjoj dënimin në heshtje, ndërsa kryetari i trupit gjykues lexoi arsyetimin, ai u shtri përtokë dhe po qante. Krimi ka ndodhur në fillim të vitit. I akuzuari kishte shkuar me makinë në banesën e ish-partneres së tij. Ai donte të shihte vajzën e tyre tetëvjeçare. Papritur ai ka nxjerrë një revole dhe qëlloi në kraharor partnerin e ish-bashkëshortes së tij.