Vrau sozinë për të fshehur veten, e goditën 56 herë me thikë, rrezikojnë burgim të përjetshëm kosovari dhe 23-vjeçarja gjermano-irakiane

Vrau sozinë për të fshehur veten, e goditën 56 herë me thikë, rrezikojnë burgim të përjetshëm kosovari dhe 23-vjeçarja gjermano-irakiane

Një 23-vjeçare gjermano-irakiane akuzohet për vrasje, pasi dyshohet se kërkoi në Instagram një vajzë të ngjashme me veten dhe e vrau atë, në përpjekje për të falsifikuar vdekjen e saj.

Gruaja e identifikuar si Shahraban Kh-B, fillimisht mendohej se ishte viktima e vrasjes kur trupi i lagur me gjak i një gruaje të re u gjet gushtin e kaluar në një “Mercedes” të parkuar në jug të Gjermanisë, Ingolstadt, raporton The Guardian.

Disa anëtarë të familjes së saj kishin identifikuar trupin e saj, por një raport i autopsisë të nesërmen ngriti pikëpyetje mbi identitetin e saj për shkak të tatuazheve që nuk ishin të identifikueshme. Viktima u emërua më pas si Khadidja O, një blogere bukurie 23-vjeçare me origjinë algjeriane. Dy vajzat dukeshin jashtëzakonisht të ngjashme, kishin pigmentin e lëkurës të njëjtë dhe flokët e gjata të zeza.

Prokurorët thanë se Shahraban Kh-B u akuzua gjithashtu se i kishte ofruar një burri, të identifikuar si A, 10 mijë euro për të vrarë vëllain e burrit të saj. Ajo dyshohet se i ka paguar atij një paradhënie prej 5 mijë euro, por ai i ka marrë paratë pa vepruar sipas kërkesave të saj të përsëritura për të kryer vrasjen. Ajo e ka pranuar akuzën.

Një 24-vjeçar kosovar, i quajtur Sheqir K, i cili akuzohet se ka vepruar si bashkëpunëtor i Shahraban Kh-B dhe ka ndihmuar në vrasjen, gjithashtu do të dalë në gjyq. Sheqir K akuzohet gjithashtu për nxitje në vrasje, pasi i kishte dorëzuar një listë me emrat e dëshmitarëve të mundshëm në këtë rast një shoku të burgosur që takoi në burg pas arrestimit dhe u përpoq ta bindte që t’i vriste ata, duke e siguruar se do ta paguante. I burgosuri e refuzoi ofertën dhe e mohon akuzën.

Shahraban Kh-B dhe Sheqir K të dy do të dalin në gjyq për vrasje dhe tentativë për nxitje për vrasje. Të dy i mohojnë akuzat.  Viktima kishte pranuar një kërkesë nw Instagram nga Shahraban K, e cila i kishte ofruar trajtim falas në një studio kozmetike.

Shahraban K dhe Sheqiri e morën atë nga nga shtëpia me një veturë dhe gjatë udhëtimit u ndalën në mal. E nxorën nga vetura Khadidjan dhe e goditën prapa kokës duke e rrëzuar në tokë, “para se ta vrisnin me 56 goditje me thikë”. Prokuroria ka deklaruar se trupi i viktimës është shpërfytyruar tërësisht. 

Më shumë se 190 dëshmitarë janë në dispozicion për t'u thirrur për të dëshmuar për këtë rast. Gjurmët e ADN-së dhe bisedat telefonike formuan pjesën kryesore të provave që çuan në akuza.

Nëse ata dënohen, do të përballen me burgim të përjetshëm, por ende nuk është caktuar një datë për gjykim.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat