Tiranë/ Vrau të birin me thikë, arrestohet 74-vjeçari në Tiranë! Zbardhet dëshmia: Më bullizonte, m’u errësuan sytë se më goditi mua dhe vajzën

Tiranë- Hekuran Gjoni, 74-vjeç, i cili vrau me thikë djalin e tij Asim Gjoni 37 vjeç mbrëmjen e të shtunës (1 shkurt) në banesën e tyre tek Kodra e Priftit në Tiranë, i është komunikuar arresti këtë të diel (2 shkurt) nga policia.

Report Tv ka mësuar se në dëshminë e tij, përveç pretendimit fillestar që djali e bullizonte i moshuari ka thënë se i biri ka dhunuar edhe motrën, veprim që ka bërë që ai të reagonte.

 “Djali im Asimi më tallte prej shumë kohësh. Mbrëmë në darkë po hanim bukë në tavolinë. Djali filloi sërish të më tallte. Pasi u acarova u ngrita dhe i gjuajtja me shpullë gjatë debatit. Më pas djali i ngrit dhe ai dhe më qëlloi dhe unë u rrëzova. Në këtë moment ka ndërhyrë vajza ime, i bërtiti Asimit pse qëllove babin. Asimi më pas goditi dhe të motrën. Në këtë moment mua mu errësuan sytë dhe u ngrita mora thikën dhe e godita djalin”, citohet të ketë thënë autori i vrasjes

Uniformat blu të cilët kanë sekuestruar edhe armën e krimit, një thikë, kanë bërë me dije se krimi i rëndë në familje erdhi pas një sherri banal, pasi dyshohet që të dy kanë qenë në efektin e alkoolit. Viktima 37 vjeçar ishte i martuar dhe ishte baba i dy fëmijëve.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/02/2025 02:53

    Deshmia nuk eshte plote.Pse te tallte e te shante djali?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 7 Mars, 14:47

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet:



×

Lajmi i fundit

Dilema e Groenlandës: Të bëhet me Amerikën, të mbetet me Danimarkën a të pavarësohet?

Dilema e Groenlandës: Të bëhet me Amerikën, të mbetet me Danimarkën a të pavarësohet?