DURRES - Vrau 18 vite më parë bashkëjetuesen e tij në Itali, bie në pranga 46-vjeçari shqiptar David Lekaj i dënuar me burgim të përjetshëm në shtetin fqinj.

Arrestim i Lekajt është bërë nga njësia Speciale e Policisë së Qarkut Durrës ndërsa pritet vendimi i Gjykatës për ekstradimin e tij.

Lekaj është dënuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij Anila Hetaj, vrasje kjo e ndodhur në tetor të vitit 1996 në Kaliari të Italisë.

I dënuari me burgim të përjetshëm kish mundur të fshihej dretjësisë italiane pasi menjëherë pas ngjarjes kish ardhur në Shqipëri, ndërsa për 18 vite përdorte një identitet të rremë.

Aktualisht David Lekaj me origjinë nga Shkodra ndodhet në paraburgimin e Durrësit në pritje të ekstradimit nga Shqipëria në Itali, ndërsa do të dorëzohet te autoritetet e Interpol Romës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)