LEZHE - Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me 27 vite burg Alfred Nikollin për vrasjen e parukieres Eteleva Ndoka.

Po ashtu gjykata ka denuar me 1 vit burg shtetasin Gjok Nikolli per vepren penale perkrahje e autorit te krimit.

Më 11 nëntor të 2016 Nikolli vrau në parukerinë e saj Etleva Ndoka 28 vjeç, parukiere dhe pronare e sallonit të bukurisë me emrin ‘Eva’.

Alfred Nikolli dhe e ndjera Etleva Ndoka kishin një lidhje intime jashte martese.

Etleva Ndoka, nënë e një fëmije të mitur, e martuar akuzohej nga Alfred Nikolli se kishte një lidhje tjetër të tretë.

Ndoka e Nikolli kanë debatuar ashpër në sallonin e bukurisë ku Alfredi hyri i armatosur.

Pas debatit ai ka shkrehur armën në drejtim të Etlevës duke e lënë të plagosur.

Ajo humbi jetën pak pasi mbërriti në spitalin e Lezhës.

nikolli
  (Autori i vrasjes së parukieres, Alfred Nikolli​)

parukieria
  (E njdera  Eteleva Ndoka)



Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com