Vrau të riun për një vend parkimi në natën e shenjtë të kishës së Laçit, lihet në burg 32-vjeçari

Vrau të riun për një vend parkimi në natën e shenjtë të kishës së Laçit, lihet në burg 32-vjeçari

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Emanuel Koçën, 32-vjeçarin nga Tirana i cili natën e 12 qeshorit, vrau pranë stadiumit të Laçit Viktor Shkorretin pas një sherri për një vend parkimi.

Koca ka deklaruar pas arrestimit se e qëlloi me armë Viktor Shkorretin duke e lënë të vdekur, pasi sipas tij, 24-vjeçari e kishte qëlluar më parë me thikë, ndërsa ka shfaqur pendesë për krimin.

"Jam penduar për atë çfarë kam bërë. Ai më ka qëlluar me thikë, ndaj dhe kam marrë armën dhe e kam vrarë" mësohet se ka deklaruar ai.

Viktima ka patur banesën e tij fare pranë vendit ku mbeti edhe i vrarë. Në një vend parkimi para banesës së tij ka ardhur për të lënë makinën autori i krimit Emanuel Koca, banues në Tiranë, por ka hasur në kundërshtinë e 24-vjeçarit Viktor Shkorreti. Pas sherrit të nisur Koca nxori automatikun dhe qëlloi për vdekje Viktor Shkorretin.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet