Vrau të riun për parkimin, dëshmia e autorit në Laç: Jam penduar! E qëllova se më goditi me thikë

Vrau të riun për parkimin, dëshmia e autorit në Laç: Jam penduar! E qëllova se më goditi me thikë

Viktima Viktor Shkorreti

Autori i vrasjes para dy netëve në Laç, 32-vjeçari Emanuel Koca pas arrestimit ka dhënë dëshminë para grupit hetimor në lidhje me ngjarjen. Koca ka deklaruar se e qëlloi me armë Viktor Shkorretin duke e lënë të vdekur, pasi sipas tij, 24-vjeçari e kishte qëlluar më parë me thikë, ndërsa ka shfaqur pendesë për krimin.

"Jam penduar për atë çfarë kam bërë. Ai më ka qëlluar me thikë, ndaj dhe kam marrë armën dhe e kam vrarë" mësohet se ka deklaruar ai.

Emanuel Koca u arrestua mbrëmjen e djeshme pas vrasjes së të riut për sherrin që nisi për një vend parkimi. E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës ku në zonën afër stadiumit të Laçit viktima dhe autori debatuan për një vend parkimi.

Viktima Viktor Shkorreti

Kujtomë se për shkak të pelegrinazhit masiv te Kisha e Shna Ndout ka pasur një fluks të madh vizitorësh dhe vendet e parkimit kanë qenë tepër të kufizuara. Viktima ka patur banesën e tij fare pranë vendit ku mbeti edhe i vrarë.

Në një vend parkimi para banesës së tij ka ardhur për të lënë makinën autori i krimit Emanuel Koca, banues në Tiranë, por ka hasur në kundërshtinë e 24-vjeçarit Viktor Shkorreti. Pa sherrit të nisur Koca ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar për vdekje Viktor Shkorretin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kusherira e Viktorit: 16/06/2019 15:48

    Nk e kuptoj sesi mund te kerkosh falje kaw lehte dhe tethiashse je penduar per ate qe ke bere,,po perata prinderit e atije mendove para se ta vrisje?? Ose qe ishte thjesht nje djale qeakoma nk e kishte kaluarascerekun e jetessetij,qe nk mundi te krijonts as familje se ti nk ia dhe ate shans,,,A e di ti sesa njerez vajtojne cdo moment per ate engjell qe na la vete,,dhe per kete fajtor je vetem ti..Dhe do jesh me shum fat nese familja ta fal gjakun,,por dije se Zoti nk ka per ta fal kurre ate qe bere se ai nk te kishte asnje faj..bere nje nene te shohe femijen e saj te vdes me pare,,ia theve zemren asaj dhegjith familjareve qe e deshin aq shum Viktorrin se ishte person qe nk i binte kurre ne qafe askujt... Shpresoj qe nje dite ta kuptosh me te vertet fajin qe ke bere..ate mekat qe nk falet kurre,,dhe ti kerkosh familjes falhe ne shtepi dhe me zemer ne dore,dhe jo sa per sye faqe neper polici dhe media...se automatikun me t cilin qellove mbi Viktorin ti e kishe me vete..nk u shfaq papritur...Nejse,shpresoj qe familjes tende mos i ndodhte kurre dicka e tille mos e provofte kurre dhimbjen qe ti na shkaktove ne...

    Përgjigju
  • tirane: 14/06/2019 17:35

    O ropt mfal se kisha automatik me vehte. O ske faj ti mor jo se ti je per deputet por ska dashte shansi .Po dole shpejt nga burgu ke prap shanse me qene ne perfaqesi te shtetit shqiptare si te tjeret.

    Përgjigju
  • Anton: 14/06/2019 17:25

    Nuk ka faj enveri qe I ka ne male atje ku I la turku 500 vjet me pare

    Përgjigju
    • Alex: 21/06/2019 10:15

      Po ti nga e ke prejardhjen o trim që po shan mirditoret që janë rraca me e pastër në Shqipëri apo ti je llaqytetar me origjinë beduine. Mos shni njerëzit në përgjithësi por atë që gabon.

  • TONI TIRANE: 14/06/2019 13:25

    Maloket dhe shperllaret e shekullit to 21 Jane. Derra

    Përgjigju
    • Altini: 14/06/2019 17:19

      Ti dukesh qe je Tirons i 2000 se tironsit e vertet e shkrujn Tiron jo tiran Si puna jote katyndar qe sdi nga e ke prejardhjen .

  • Kafsha: 14/06/2019 12:57

    Egërsi primitive e papame shtazore, shtazëri primitive egërsirash!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari