Vrau tetë persona në Nju Jork dhe nuk shprehu pendesë, dënohet me mbi 200 vjet burgim terroristi islamik

Vrau tetë persona në Nju Jork dhe nuk shprehu pendesë, dënohet me mbi 200 vjet burgim terroristi islamik

Autori Sayfullo Saipov

Një mbështetës i grupit militant të Shtetit Islamik, është dënuar me disa burgime të përjetshme nga një gjykatë në Nju Jork, pasi vrau tetë persona me kamionin e tij.

Sayfullo Saipov u dënua nga drejtësia amerikane me dhjetë burgime të përjetshme, plot 260 vjet, dhe nuk do të lirohet kurrë nga burgu.

Ai u dënua pasi vrau tetë persona pas shkeli me kamionin e tij këmbësorët dhe çiklistët në rrugët e Manhatanit në vitin 2017.Gjatë shqiptimit të dënimit, trupi gjykues tha se ai ka shkatërruar shumë jetë, por Saipov nuk shfaqi pendesë gjatë gjykimit.

Ai është përballur me familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit në gjykatë dhe gjykatësi vuri në pah se i pandehuri plotësisht i papenduar.

Saipov, shtetas uzbek, 35 vjeç, ishte përdorur një kamion me qira për të kryer sulmin në Nju Jork më 2017.Ai kishte bërtitur “Zoti është i madh” në gjuhën arabe dhe ishte qëlluar nga policia pasi kishte dalë nga kamioni. Saipov kishte shpresuar se ky akt do të bënte që ai të bëhej pjesë e grupit militant, Shteti Islamik.

Saipov pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Kolorado, ku të burgosurit kalojnë deri në 23 orë në ditë të mbyllur në qelitë e tyre.

Pesë nga viktimat e Saipovit ishin turistë nga Argjentia, një grua 31-vjeçare ishte nga Belgjika. Edhe dy amerikanë ishin në mesin e viktimave, ndërkaq 12 të tjerë u plagosën.

Duke iu drejtuar gjykatës para dhwnies së dënimit, Saipov dukej se përsëriti lëvdatat për grupin terrorist dhe sugjeroi se nuk ishte i prekur nga dëshmitë që kishte dëgjuar.

Ai i shpëtoi dënimit me vdekje, pasi një juri javën e kaluar nuk arriti një vendim unanim për këtë çështje.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Magjia e sportit, ushtari ukrainas ndjek kombëtaren e futbollit nga llogoret e luftës

Magjia e sportit, ushtari ukrainas ndjek kombëtaren e futbollit nga llogoret e luftës