Vrau të dashurin e motrës, Gjykata lë në burg vëllain, 'arrest shtëpie' për Elida Canin dhe Dëfrim Kurtin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur arrest me burg për Esat Canin, i cili disa ditë më parë vrau të dashurin e motrës, Arben Gjecin. Ndërsa për Dëfrim Kurtin dhe Elida Canin, Gjykata ka vendosur masën arrest me burg. 

34-vjeçari Arben Gjecin prej disa kohësh kishte një lidhje jashtëmartësore me Elidën. Historia e tyre u zbulua nga burri Dëfrim Kurti dhe vëllai i 20-vjeçares. Mbrëmjen e së enjtes Arben Gjeci u takua me 20-vjeçaren në një kasolle pranë banesës së familjes Cani në Zall Bastar. Por vëllai i saj dhe burri e kanë ruajtur dhe i kanë gjetur të dy bashkë (LEXO KËTU).

Në këtë moment ai ka marrë një hekur dhe ka qëlluar disa herë në kokë Arben Gjecin duke e lënë pa ndjenja dhe më pas e ka hedhur në rrugën e fshatit, ku u gjet nga kalimtarët e rastit dhe u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte nga plagët e shumta që kishte në kokë. 

Elida Cani, Dëfrim Kurti dhe Esat Cani

Report Tv ka siguruar dëshmitë e vëllait dhe të motrës në Komisariat. (SHIKO KËTU) 20-vjeçarja Elida Cani nuk ka pranuar në polici se kishte një lidhje me Arben Gjecin që u vra në Zall Bastar 4 ditë më parë. Në dëshminë që ka dhënë në polici Elida Cani ka konfirmuar se 34-vjeçari e ngacmonte shpesh por ajo nuk kishte lidhje jashtëmartesore. “Më ngacmonte dhe më dilte në rrugë, por unë nuk kisha lidhje me të”, - tha Elida Cani. 

Edhe Esat Cani, autori i dyshuar i kësaj vrasje ka mohuar se e ka kryer ai krimin. Në polici Esat Cani është shprehur se kunati, Dëfrim Kurti i ishte ankuar për një tradhti të motrës, por nuk ka qenë ai që ka vrarë Arben Gjecin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noci: 28/01/2019 20:38

    Tashi e ke siguru bucen se ste tradhto

    Përgjigju
  • Berat: 28/01/2019 18:38

    Po tani akoma e ka grua ky bo**a a te dhj**sha burrin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione