Krimi në familje që tronditi Tiranën pasditen e kësaj të marte dyshohet se vjen nga debatet për bindjet fetare. Duket se përplasjet mes tyre kanë qenë të mëdha, aq sa autori Hamza (Arsen) Muskurti bënte postime në Facebook për vëllain e tij duke shkruajtur se është spiun që të nxjerr në pritë, i pabesë dhe tradhtar.
Sipas autorit, i vëllai së bashku me nusen, të cilët i vrau në agjencinë e udhëtimit në pronësi të viktimave në zonën e Myslym Shyrit duan të përçajnë hoxhallarët dhe fenë islame pasi kishin hapur profile në rrjete sociale me identitete të rreme. Mes emrave përmend edhe një person të tretë, Kadri Shehun.
Postimi në Facebook i Hamza Muskurtit u bë më 22 gusht, vetëm 8 ditë para se të ndodhte ngjarja.
"O vëllezër bëni LEFT këtij grupi me emrin VISJANA DADA dhe HIQENI nga SHOKËT këtë emër bëni BLOCK, (foto profili është një glob) se as mua nuk po me lejnë rehat as juve.
Ju lutem se po na shkatërrojnë dhe neve dhe juve. Këta qe menaxhojnë këtë fb që shahen hoxhallarët janë:
DRITAN MUSKURTI (shikoni profilin e tij kush është ne fb) FB i tij është me emrin ALBAN MUSKURTI një eudhu bilah që dërgon njerëz në umra se kush ka zemër me shku me këtë DEXHAL në umra, ai është spiun dexhal dhe ju nxjerr në pritë, i pa besë dhe tradhëtar. HIQENI nga SHOKËT bëni BLOCK.
NORA MUSKURTI një EUDHU BILAHE një DEXHALE (shikoni fb e saj cfarë mostre është). Ajo që e ndihmon me shajt hoxhallarë në Fb. HIQENI nga SHOKËT bëni BLOCK.
KADRI SHEHU një eudhu bilah një që nuk di a fal namaz apo jo një spiun i shikut që dihet për të tilla fitne. HIQENI nga SHOKËT bëni BLOCK. Të tre këto po bëjnë punën me përca hoxhallarët dhe fenë Islame. Po shpifin dhe akuzojnë për njerëz kudo familjar dhe jo familjar.
Duhet të bejmë një PETICION me firma tja dërgojmë POLICISË së SHTETIT, PROKURORISĒ dhe GJYKATËS që këta 3 persona dhe kush mund të jetë tjetër që qëndron pas tyre, po cënojnë HAPUR SIGURINË KOMBËTARE duke futur njerëz në konflikt, dhe të marrin dënimin e merituar.
ALLAHU JU ARDHTË HAKUT dhe JU A PRISHTË GJITHË KURTHET E TYRE. AMIN AMIN AMIN".
Lajmi kryesor:
Biznesmeni vret me armë zjarri vëllanë dhe kunatën në qendër të Tiranës për fenë dhe pronën! Kapet nga RENEA pas disa orësh në arrati! I gjendet pistoleta (VIDEO)
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4399
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
Krimi në familje në Sarandë, e arrestuara shtang hetuesit: Tentova ta vrisja dhe më parë bashkëshortin, nuk kisha arsye!
25 Dhjetor, 15:53
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Korporata Investimeve Shqiptare: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59