- Kronikë
-
Vrau vëllanë dhe kunatën, Arsen Muskurti rrëfen arsyet e krimit që tronditi Tiranën: Më falsifikuan firmën, më morën paratë...më tha ‘du me e bë’
Arsen Muskurti, i cili pasditen e 30 gushtit vrau në gjakftohtësi vëllain dhe kunatën ka treguar arsyet e krimit tronditës në dëshminë e tij për autoritetet. Ai ka thënë se me vëllain e tij ishte në proces gjyqësor për një shumë të konsiderueshme parash, të cilën sipas tij viktimat ia kanë marrë pasi i kanë falsifikuar firmën, ndaj edhe ai ka kërkuar ekspertim të firmës.
5 Shtator 2022, 17:01 -
Vrau vëllanë e kunatën, autori nuk pendohet, fqinjët: Ka 3 gra në shtëpi të ndryshme! Gratë me 7 fëmijë kërkojnë mbrojtje, i druhen hakmarrjes
Banesa e autorit edhe 3 ditë nga vrasja makabre është e kyçur. Gruaja e Arsen Muskutit mësohet nga burime jo zyrtare ti jetë drejtuar Gjykatës së Tiranës për urdhër mbrojtje, pasi bashkë me fëmijët ndihet e kërcënuar për ndonjë hakmarrje të mundshme nga miq e familjarë të çiftit të vrarë.
2 Shtator 2022, 21:09 -
Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, lihet në burg Arsen Muskurti! Avokati: Merrte mjekime për shëndetin mendor, armën e kishte me leje
Arsen Muskurti, autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë është lënë në burg. Ashtu siç kreu krimin, me gjakftohtësi, edhe gjatë seancës gjyqësore, ka pranuar se ka vrarë vëllanë dhe kunatën. Sipas avokatit, autori merrte mjekime për probleme të shëndetit mendor, ndërsa armën e kishte me leje.
1 Shtator 2022, 09:26 -
Vrasja e 2-fishtë në Tiranë/ Viktima kishte kërkuar urdhërmbrotje, biznesmeni me 2 gra e vrau pasi i erdhi fletëthirrja në gjyq: E meritonin! Fshehu armën në kasafortë
Alban Muskurti kishte kërkuar urdhër mbrojtje katër ditë para se të vritej bashkë me të shoqen nga i vëllai, Arseni, i cili i ekzekutoi në biznesin e tyre sapo i erdhi fletëthirrja nga gjykata. Familjarët kishin konflikte të hershme pronësie që kurrë nuk ishin zgjidhur. Arma e krimit u gjet në kasafortën e biznesit të Arsenit.
31 Gusht 2022, 09:25 -
VIDEO nga vrasja në Tiranë! Biznesmeni nxjerr armën dhe vret vëllanë e kunatën në agjenci! Largohet i qetë në këmbë, kthehet për të parë viktimat
Report Tv ka siguruar videon ekskluzive nga momenti kur biznesmeni Arsen Muskurti ka shkuar në biznesin e vëllait dhe kunatës se tij, Dritan dhe Nora, i ka vrarë dhe me qetësi maksimale është larguar nga vendi i ngjarjes. E gjithë vrasja ka ndodhur në më pak se 2 minuta (1 min e 42 sekonda)
30 Gusht 2022, 19:53 -
Biznesmeni vret me armë zjarri vëllanë dhe kunatën në qendër të Tiranës për fenë dhe pronën! Kapet nga RENEA pas disa orësh në arrati! I gjendet pistoleta (VIDEO)
Krimi në familje trondit Tiranën. Vëllai vret vëllanë dhe kunatën në qendër të Tiranës për bindje politike dhe fetare. Krimi i paralajmëruar. Autori, Arsen Muskurti biznesmen i njohur në Tiranë, pronar i dyqaneve ‘Natyral Vita’. U arrestua nga RENEA, dyshime për radikalist. (ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE)
30 Gusht 2022, 16:56