Vrau vëllanë me thikë në Maqellarë, burg për Florjan Tonuzin, justifikohet para gjykatës: Nuk di ç’kam bërë, nuk isha i vetëdijshëm

Vrau vëllanë me thikë në Maqellarë, burg për Florjan Tonuzin, justifikohet para gjykatës: Nuk di ç’kam bërë, nuk isha i vetëdijshëm

Viktima Benard Tonuzi dhe autori Florjan Tonuzi

Gjykata e Dibrës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për Florjan Tonuzin, i cili vrau me thikë të vëllanë disa ditë më parë në Maqellar të Dibrës. Vetë Florjan Tonuzi është shprehur i pavetëdijshëm për veprimin makabër të kryer duke thënë para gjykatësit se nuk e di se çka bërë.

“Nuk di se ç’kam bërë, nuk isha i vetëdijshëm për aktin e kryer”, tha 26-vjeçari para trupit gjykues.

Florian Tonuzi, 26-vjeç, është përdoruesi i drogës dhe mendohet se vrasjen mund ta ketë kryer nën efektin e saj. 26-vjeçari vrau me thikë të vëllanë 23 vjeç Bernard Tonuzin kur po ktheheshin  në banesë, pasi kishin qenë tek lokali i tyre në qendër të fshatit dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Arrestimi i tij u bë një ditë më pas, ku shkoi në varrimin e të vëllait. Ai u pa nga familjarët, të cilët lajmëruan policinë duke bërë të  mundur arrestimin e 26-vjeçarit.

Florian Tonuzi rezulton një person problematik, ndërsa para një viti kishte ushtruar dhunë edhe ndaj të atit, ngjarje për të cilën ka vuajtur dënimin.  

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari