Një 44-vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë vjehrrën e saj duke e qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta.
Polica ka arrestuar për ngjarjen Miranda Markja 44 vjeçe, banuese në fshatin Burrim, Maqellarë, pasi plagosi me thikë vjehrrën e saj Naile Markja, 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës që dyshohet se është përdorur nga autorja e ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare".
Naile Markja
Report Tv ka siguruar foton Naile Markjas, 74 vjeçe, e cila u vra me thikë nga Miranda Markja, 44 vjeçe, bashkëshortja e djalit të saj.
Nusja me një thikë ka qëlluar disa herë vjehrrën e saj të moshuar, e cila nuk ka mundur t'i mbijetojë dot plagëve dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Maqellarë të Dibrës.