GREQI- Mungesa e avokatit mbrojtës të “Vejushës së Zezë”, ka bërë që të shtyhet sërish gjyqi ndaj saj. Minoritarja sarandiote është e akuzuara kryesore për rastin e vrasjes së Tasos Tsagaropoulosm, 42-vjeçarit biznesmen, në maj 2009, në Diakofto, teksa ajo është njohur me nofkën "Black Ëidoë", “Vejusha e Zezë”. Gjyqi ndaj Evangelia Zhangës, u shty të premten, për të dytën herë radhazi. Në mënyrë të veçantë, gjykata është informuar se avokati i saj po merrte pjesë në seancën për një rast tjetër penal në Athinë. Si rrjedhojë, vazhdimi i gjykimit të bujshëm është vendosur për të premten më 20 dhjetor. Fillimisht mbrojtja e Evangeliaa, kishte kërkuar shtyrje të gjyqit, një kërkesë që nuk ishte pranuar nga Gjykata.

Viktima është "çimentuar" në banjon e një vile luksoze në qershor 2010. Gjithçka u zbulua pas një letre anonime, e cila erdhi në duart e avokates Maria Ekonomi, e cila merrej me rastin e zhdukjes së 42-vjeçarit, ku specifikohej pika në të cilën ai ishte varrosur. Sa i përket Eva Zhangës, (Evangelia), është mjaft e gjatë dhe e ngarkuar me më shumë se 13 dënime kundër saj për mashtrim të kryer në Kretë, Volos, Selanik dhe Peloponez.

Minoritarja nga Thiva e Sarandës akuzohet për vrasjen e 3 burrave, teksa fisi i saj akuzohej për vrasje brenda fisit. Ndërkaq, ajo akuzohet se ka mashtruar dhjetëra qytetarë, sidomos të moshuarit, duke fituar me punët e tyre, pasurinë e jetës së saj. Edhe një gjyqtar mendohet se është mashtruar prej saj, ku i ka marrë 1 milionë euro. Ndërkaq, ajo quhet “Vejusha e Zezë”, sepse kur ishte shtatzanë vrau burrin e saj në Shqipëri.

 
 Shkrimi u publikua sot (17.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)