Katër vite më parë shpallej kampion Ballkani në mundje, por prej gati 1 viti Eriglent Prizreni debutoi në ndeshjet profesioniste të MMA. Ai la Shqipërinë për t’u stërvitur në Austri, atje ku ka gjetur edhe mundësinë për t’u ndeshur në kafaz.
“Nuk kanë qenë kushtet e duhura për të vazhduar sportin e mundjes sepse duhet shumë përkushtim dhe mbështetje nga shteti. Duhet mbështetja e duhur për të arritur atje ku ëndërrojmë,”-tha Eriglent Prizreni, luftëtar i MMA.
Çfarë mendon kur futesh në kafaz dhe mbyllet dera?
“Ato që e shohin nga jashtë kanë më shumë emocion se unë. Është një shprehje ‘vrit ose do vritesh’. Këtë mendoj kur futem. Unë futem me mendimin se do fitoj. Atë që është përballë meje e shoh si pengesë jo si kundërshtar,”-u shpreh Eriglent Prizreni, luftëtar i MMA.
Luftëtari 25-vjeçar tregon për Report TV sesi e përjeton familja e tij kur ndeshet.
“Mami nuk e preferon shumë, nuk e ka qef. Më thotë më lajmëro në fund se nuk dua ta shoh ndeshjen. Nuk i pëlqen ky sport i dhunshëm. Babi e ka qef dhe më ka ndjekur në disa ndeshje, ndërsa të dy vëllezërit janë mbështetje e madhe për mua,”-deklaroi Eriglent Prizreni, luftëtar i MMA.
Ëndrra e madhe e Eriglent Prizrenit është që të ndeshet në sportin në UFC-së.
“Besoj se shumë shpejt do jem në UFC. Plani im është që pas 2-3 vjetësh ta kem realizuar këtë ëndërr. Për vete, për familjen dhe për të gjithë shqiptarët,”-tha Eriglent Prizreni, luftëtar i MMA.
Kushdo që e njeh sadopak Eriglentin dhe sportin e UFC-së në mendje i vjen direkt i ngjashmi i tij në këtë sport.
“Çdo njeri që më ka parë në rrugë më ka krahasuar me Khabibin. Ngjajmë shumë edhe në stërvitje. I kam ndjekur çdo ndeshje të tij sepse e kam patur si idhull,”-përfundoi ai.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89.1%
-
Të gabuar
7.2%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 1354
Lajme të tjera
-
14 luftëtarët më të mirë kinez të WUSHU përballen në Tiranë, përfaqësuesi: Shqiptarët janë luftërakë!
2 Korrik, 13:51
-
800 sportistë dhe 34 shtete, nis në Tiranë Europiani i Mundjes! Garuesi gjerman: Do kthehem këtu për pushime
12 Qershor, 19:40
-
VIDEO/ Kledi Disha, emigranti nga Kukësi që po shkëlqen në MMA: Anglezit i tregova kush jam, familja s’i sheh dot ndeshjet
24 Maj, 12:36
-
Dyshohet se vrau të dashurën, arrestohet sportisti i UFC-së
28 Shkurt, 17:05
-
Ish-mundësi në kërkim të kampionëve: Rininë ia dedikova sportit, 14 vite i vetëm dhe pa mbështetje (VIDEO)
20 Shkurt, 12:29
-
Mundja përgatitet për Olimpiadën, por ende s’ka buxhet! Të rinjtë: Bëjmë sport me shpenzimet tona
2 Shkurt, 12:32
-
Sportisti rus vdes në moshën 33 vjeçare në Moskë, familjarët hije dyshimi për helmim! Babai e gjen pa shenja jete
2 Nëntor 2022, 18:31
-
EKSKLUZIVE/ ‘Krenar që garova për Shqipërinë’, mundësi nga Rusia që u shpall kampion bote me ngjyrat kuqezi: Nderova ata që më mbështetën
21 Shtator 2022, 12:38
-
Historia u shkrua, por sot mundja shqiptare kërkon medaljen e artë! Abakarov kundër kampionit amerikan të botës
17 Shtator 2022, 11:12
-
Çeçenët sjellin dy medalje për Shqipërinë, presidenti i federatës së mundjes: Dikur krenoheshim me sportistët tanë që garonin për flamur të huaj
29 Qershor 2022, 14:22
-
Lojrat Mesdhetare/ Rusi Abakarov siguron medaljen e parë për Shqipërinë, 2 eliminime në boks! Shkëlqen Petrov
28 Qershor 2022, 12:48
-
Tradita e mundjes mbledh qindra persona në Gollobordë, 26-vjeçari merr dashin e fituesit! Trajneri: Njerëzit u çmallën
20 Maj 2022, 14:52