VIDEO/ Grushti fatal e plas në tokë, ish-portieri i Chelsea humbje të dhimbshme në MMA

VIDEO/ Grushti fatal e plas në tokë, ish-portieri i Chelsea humbje të dhimbshme në MMA

Ricardo Prasel në tokë

Ish-portieri i Chelseat, braziliani Ricardo Prasel i cili ka ndërtuar një karrierë në MMA vitet e fundit, u rikthye pas një pushimi të gjatë dhe performoi në eventin KSW 94 të mbajtur mbrëmë në Gdansk të Polonisë.

Prasel pati një 'përleshje' me sllovakun Stefan Vojçak, e cila ishte e para pas një pauze dy vjeçare dhe përfundoi keq. Prasel humbi me KO gjatë raundit të dytë, kur Vojçak e tronditi dhunshëm me një grusht shkatërrues dhe e dërgoi në tapet.

Gjyqtari e ndërpreu menjëherë ndeshjen dhe Prasel nuk mundi të ngrihej as nga dyshemeja e tetëkëndëshit për një kohë të gjatë, ndërsa mjekët i dhanë ndihmë pasi para KO, gjatë një rënieje ka pësuar edhe një dëmtim të rëndë në shpatull.

I gjatë 2.02 metër, braziliani 33-vjeçar ka qenë pjesë e Chelseat në sezonin 2009-2010 dhe ishte portier i tretë pas Petr Cech dhe Henrique Hilarip.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania