‘Vrit ose do të vritesh,’ kampioni i mundjes që kaloi në MMA: Mamasë nuk i pëlqen ky sport i dhunshëm, njerëzit më krahasojnë me Khabibin

Katër vite më parë shpallej kampion Ballkani në mundje, por prej gati 1 viti Eriglent Prizreni debutoi në ndeshjet profesioniste të MMA. Ai la Shqipërinë për t’u stërvitur në Austri, atje ku ka gjetur edhe mundësinë për t’u ndeshur në kafaz.

“Nuk kanë qenë kushtet e duhura për të vazhduar sportin e mundjes sepse duhet shumë përkushtim dhe mbështetje nga shteti. Duhet mbështetja e duhur për të arritur atje ku ëndërrojmë,”-tha Eriglent Prizreni, luftëtar i MMA.

Çfarë mendon kur futesh në kafaz dhe mbyllet dera?

“Ato që e shohin nga jashtë kanë më shumë emocion se unë. Është një shprehje ‘vrit ose do vritesh’. Këtë mendoj kur futem. Unë futem me mendimin se do fitoj. Atë që është përballë meje e shoh si pengesë jo si kundërshtar,”-u shpreh Eriglent Prizreni, luftëtar i MMA.

Luftëtari 25-vjeçar tregon për Report TV sesi e përjeton familja e tij kur ndeshet.

“Mami nuk e preferon shumë, nuk e ka qef. Më thotë më lajmëro në fund se nuk dua ta shoh ndeshjen. Nuk i pëlqen ky sport i dhunshëm. Babi e ka qef dhe më ka ndjekur në disa ndeshje, ndërsa të dy vëllezërit janë mbështetje e madhe për mua,”-deklaroi Eriglent Prizreni, luftëtar i MMA.

Ëndrra e madhe e Eriglent Prizrenit është që të ndeshet në sportin në UFC-së.

“Besoj se shumë shpejt do jem në UFC. Plani im është që pas 2-3 vjetësh ta kem realizuar këtë ëndërr. Për vete, për familjen dhe për të gjithë shqiptarët,”-tha Eriglent Prizreni, luftëtar i MMA.

Kushdo që e njeh sadopak Eriglentin dhe sportin e UFC-së në mendje i vjen direkt i ngjashmi i tij në këtë sport. 

“Çdo njeri që më ka parë në rrugë më ka krahasuar me Khabibin. Ngjajmë shumë edhe në stërvitje. I kam ndjekur çdo ndeshje të tij sepse e kam patur si idhull,”-përfundoi ai.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore